Ivanoviqit i gjenden 6 predha në trup nga mjekoligjorët

Autopsia për kryetarin e Iniciativës Qytetare SPD, Oliver Ivanoviq, i vrarë sot në Mitrovicën e Veriut, ka përfunduar para pak çastesh. Kallxo.com mëson se në trupin e tij ekspertët mjekoligjorë kanë gjetur gjashtë predha të një arme të vogël. Autopsia është kryer nga mjekoligjorët e Kosovës në rajonin e Mitrovicës. Më herët gjatë ditës, kryeprokurori […]
Autopsia për kryetarin e Iniciativës Qytetare SPD, Oliver Ivanoviq, i vrarë sot në Mitrovicën e Veriut, ka përfunduar para pak çastesh.
Kallxo.com mëson se në trupin e tij ekspertët mjekoligjorë kanë gjetur gjashtë predha të një arme të vogël.
Autopsia është kryer nga mjekoligjorët e Kosovës në rajonin e Mitrovicës.
Më herët gjatë ditës, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Shyqri Syla, konfirmoi se dy prokurorë nga kjo prokurori kanë nisur hetimet për vrasjen e liderit të serbëve të Kosovës.












