Ivanoviq para se të vritej: Policia e Kosovës vazhdon të heshtë (Foto)

Politikani serb Oliver Ivanovic në mëngjesin e sotëm mbeti i vdekur pas të shtënave pranë zyrës së tij në Veri të Mitrovicës, ndërsa pak vrasjes së tij u gjet një veturë “Opel Astra” e djegur dhe pa targa e cila besohet se u përdor nga ata që kryen krimin. Ky rast ndikoi që pala serbe […]
Ky rast ndikoi që pala serbe të ndërpresë bisedimet me Kosovën, ku ishte i paraparë një takim për ditën e sotme.
Me vdekjen e Ivanovicit doli në publik një intervistë e tij ku ai flet për ekzistencën e ‘një mafie që është e gatshme për të vrarë politikanë’.
“Vidhet dera e sallës së sportit, përveç përleshjeve në ditë të festave, kanë ndodhur edhe vjedhje të çuditshme. Policia e Kosovës vazhdon të heshtë”, kishte shkruar ai, duke e shoqëruar komentin me një lajm që fliste për vjedhje në palestrën sportive në Mitrovicë, shkruan Gazeta Metro.
Këtu ai shpreh kritika lidhur me trajtimin e ngjarjeve të tilla nga Policia e Kosovës.
Disa publikime të tjera të Ivanovicit lidhen me kundërshtimin që ai i bënte shfuqizimit të ligjit për Gjykatën Speciale.














