Ivanoviq mendonte se serbët në veri frikësohen nga serbët, jo nga shqiptarët

Oliver Ivanoviq, lideri i vrarë i Iniviativës Qytetare SDP, kishte deklaruar se gjendja e sigurisë në veri të vendit nuk ishte stabile. Megjithatë, sipas tij, frika nuk shkaktohej nga shqiptarët por nga vetë serbët e atjeshëm – raporton Koha.net, përcjell Periskopi. “Po, situata ka ndryshuar për të keq. Ndjenja e përkeqësimit, e frikës tek populli […]
Oliver Ivanoviq, lideri i vrarë i Iniviativës Qytetare SDP, kishte deklaruar se gjendja e sigurisë në veri të vendit nuk ishte stabile.
Megjithatë, sipas tij, frika nuk shkaktohej nga shqiptarët por nga vetë serbët e atjeshëm – raporton Koha.net, përcjell Periskopi.
“Po, situata ka ndryshuar për të keq. Ndjenja e përkeqësimit, e frikës tek populli është e pabesueshme. Nga 100 njerëz me të cilët kam biseduar në javët e para në liri, nuk ka një që në fjalët e para nuk e ka shtruar çështjen e sigurisë. Të kuptohemi menjëherë – ata njerëz nuk frikësohen nga shqiptarët po nga serbët, nga kabadainj dhe kriminelë lokalë që ngasin ‘xhipa’ pa targa. Droga shitet në çdo cep, çdo prind i frikësohet kësaj. Ka pasur edhe në të kaluarën këso gjërash, por jo në këtë masë dhe ata njerëz nuk kanë vepruar me kaq arrogancë sa tani. Policia i sheh të gjitha këto dhe nuk reagon, dhe kështu qytetarët ndjehen të pambrojtur, edhe pse në Policinë e Kosovës në veri të gjithë janë njerëz tanë, serbë. Disa prej tyre janë policë me përvojë që më parë kanë punuar për MUP-in e Serbisë, por as ata nuk po bëjnë gjë”, kishte thënë Ivanoviq për revistën “Vreme” të Beogradit më 28 shtator të vitit të kaluar.
Ivanoviq poashtu kishte qenë kundër ndarjes së Kosovës, në vitin e Pavarësisë më 2008.













