Isufi: Nuk është mirë të verpohet kështu nga anëtarët e Kryesisë së Kuvendit

Anëtari i Kryesisë së Kuvendit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka thënë se është e pa kuptimtë mungesa e anëtarëve të Kryesisë, pasi sipas tij në këtë formë po pengohet edhe puna e Qeverisë dhe Kuvendit. “Sot siç e patë mungoi një pjesë e anëtarëve të Kryesisë, që tregon për papërgjegjësinë e […]
Anëtari i Kryesisë së Kuvendit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka thënë se është e pa kuptimtë mungesa e anëtarëve të Kryesisë, pasi sipas tij në këtë formë po pengohet edhe puna e Qeverisë dhe Kuvendit.
“Sot siç e patë mungoi një pjesë e anëtarëve të Kryesisë, që tregon për papërgjegjësinë e anëtarëve, të cilët duhej të ishin në mbledhje. Kjo është e pa shpjegueshme, sepse duhet të mblidhemi që të funksionojë siç duhet puna e Kuvendit” ka deklaruar Isufi, shkruan Periskopi.
Isufi ka thënë që nuk është mirë që të veprohet në këtë mënyrë.
“Në rend të ditës ka pas edhe shumë pika nga sesioni i kaluar. Nuk është mirë që të prolongohen mbledhjet e kryesisë për shkak se pengon punën e legjislativit” ka thënë ai.
Sa i përket deklarimeve të Delawie, Isufi ka thënë se nuk i komenton ato dhe se qëndrimi i AAK-së për Gjykatën Speciale dihet tashmë.
“ Nuk i komentoj deklarimet e Delawie. Ne kemi përcaktimin tonë kur është votuar kundër Gjykatës Speciale sepse konsiderohet se vepron vetëm kundër një etniteti dhe se dëmton imazhin e UÇK-së.
Lidhur me ndërprerjen e dialogut nga Serbia, Isufi ka thënë se kjo është vazhdimësi e logjikës së Millosheviqit.
“Serbia nuk është e para herë që ndërpret dialogun. Nuk e kanë ndryshuar logjikën e Millosheviqit”












