Ismajl Kurteshi i përgjigjet Dardan Molliqajt

Ismajl Kurteshi i përgjigjet Dardan Molliqajt

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi ka komentuar deklaratën e Dardan Molliqajt i cili e ka quajtur të pavërteta deklaratat e Kurteshit se ai po tenton ta përçajë VV-në dhe të formojë parti të re. Kurteshi i ka thënë “Gazeta Blic”, se Molliqaj e ka keqkuptuar deklaratën e tij. Sipas tij ata janë në një […]

Kurteshi i ka thënë Gazeta Blic”, se Molliqaj e ka keqkuptuar deklaratën e tij.

Sipas tij ata janë në një subjekt politik dhe do të sqarohen bashkërisht pa ndërmjetësimin e mjeteve të informimit.

“Unë do të sqarohem me zotëri Molliqaj ne jemi në një subjekt politik dhe sqarimet tona do t’i bëjmë bashkërisht pa ndërmjetësimin e mjeteve të informimit. 
Po i kam lexuar komentet e tij dhe kam ardhur në përfundim se ka nevoje për një sqarim sepse aty ka edhe keqkuptime nga ana e zotërit Molliqaj kështu që do të sqarohemi ne bashkë”, ka thënë Kurteshi.

 

Të fundit
Të ngjashme