Ish-ministri i Mjedisit që shpëtoi Tetovën nga ndotja, flet për masat që duhet të merren në Prishtinë

Ish-ministri i Mjedisit që shpëtoi Tetovën nga ndotja, flet për masat që duhet të merren në Prishtinë

Ish-ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në Maqedoni, Bashkim Ameti konsideron se ngrohja e objekteve me thëngjilli,  trafiku i sterngarkuar me vetura të vjetëruara si dhe zhvillimi i pakontrolluat i ndërtimeve që pengojnë qarkullimin e rrymave të ajrit mbi qytet, janë disa nga shkaqet kryesore të ndotjes enorme të ajrit në Prishtinë në këtë përiudhë të vitit. Megjithëse […]

Megjithëse e ka vlerësuar si të drejtë vendimin e qeverisë në koordinim me Komunën e Prishtinës, për masat e marra karshi situatës me ajr, Ameti veçon se Institucionet e Kosovës duhet të bëjnë matjet sa më të sakta të ndotjes për këtë përiudhë si dhe  evidentimin e kushteve klimatike gjithashtu, që më pastaj të mund të bëjnë analizat detale dhe të përpilohen e ndërmerren masa adekuate me afatgjata.

“Masat e ndërrmara në bashkëpunim mes Qeverisë dhe Komunës së Prishtinës në këtë fazë janë për tu përshëndetur, por dyshoj se dy nga këta tri masa AD-HOC mund të jenë rëndë të aplikueshme në këtë situatë. E kam fjalën për ndalesen e qarkullimit të veturave ose masa e quajtur çift-tek e cila mund të sjellë huti tek qytetarët e painformuar (përiudhë e shkurtë e njoftimit), dhe tollovi në hyrje-daljen e qytetit, dhe për masën kontroll ose ndalim të përdorimit të thengjillit për arsye të kapacitetit të kufizuar të institucioneve për kontroll por edhe të një komponente shumë të rëndësishme sociale: ndërhyrja në përzgjedhjen e derivatit për ngrohje për qytetarët pa paralajmërim adekuat. Nuk duhet harruar se asnjë masë administrative e institucioneve nuk guxon të bie ndesh më të drejtat themelore të njeriut. Ndërsa masa më e lehtë e aplikueshme është ajo e subvencionimit të transportit urban dhe stimulimit të përdorimit sa më të madh nga ana e qytetarëve në përiudha kur ndotja është e madhe, por kjo masë duhet kombinuar me një fushatë afatgjate për ngritjen e vetëdijes se qytetarëve. Nuk duhet harruar se asnjë masë administrative e institucioneve nuk guxon të bie ndesh më të drejtat themelore të njeriut. Ndërsa masa më e lehtë e aplikueshme është ajo e subvencionimit të transportit urban dhe stimulimit të përdorimit sa më të madh nga ana e qytetarëve në përiudha kur ndotja është e madhe, por kjo masë duhet kombinuar me një fushatë afatgjate për ngritjen e vetëdijes se qytetarëve”, ka thënë ai për “Gazeta Blic”.

Ky ish-ministër po ashtu ka porositur institucionet e vendit që të krijojnë qasje serioze ndaj çështjes së ajrit dhe të mos i harrojnë problemet e ndotjes se ajrit me kalimin e përiudhes se dimrit.

Ndërkaq duke komentuar gjendjen e Shkupit dhe Tetovës me ajrin ambiental, Ameti thotë të kenë qenë në situate të ngjashme me atë në të cilen ndodhet edhe Prishtina, por me mbylljen e Kombinatit Jugohrom në kuadër të Ligjeve shtetit, thekson të jenë treguar rezultate të mënjëhershëm në përmirësimin e gjendjes së ajirt.

“Ndotja alarmante e ajrit në Tetovë ka qenë tema me nxehtë ekologjike vite me radhe në vendin tonë, për shkak të specifikave dhe faktorëve që kanë ndotur atë qytet, i cili përveç faktorëve tjerë (pozitës gjeografike, planifikimit hapësinorë e urbanistik të qytetit, mungësa e hapësirave të gjelbërta, transporti urban si dhe ngrohja e objekteve gjatë dimrit) është ndotur edhe nga keqmenaxhimi i një kapaciteti industrial Kombinatit Jugohrom i cili ka refuzuar vendosjen e sistemit të filtrimit të oxhaqeve, dhe me këtë ka suspenduar në hapësirë sasi marramendëse të grimcave PM 10, dhe PM 2,5. Sa për ilistrim sasia e grimcave PM 10 në ajrin mbi Tetovë në atë kohë ka arritur shifrat alarmante nganjëherë afër 1000 mikro gram për metër kub, që i bie disa herë më shumë se aktualisht në Prishtinë. Mbyllja e Kombinatit Jugohrom në kuadër të Ligjeve pozitive të vendit (edhe përkundër kontributit ekonomik në ekonominë e vedit) ka qenë masa që ndërrmorëm asokohe si dikaster në Qeveri dhe e cila dha rezultat të mënjëhershëm, por edhe masat tëjetë të rëndësishme që ndërrmori komuna e Tetovës dhe Kryetarja Teuta Arifi, siç ishin: dislokimi i deponisë së qytetit, mbjellja e shumë fidaneve të reja nëpër lagjet e qytetit, pastrimi i shpeshtë i rrugëve nga pluhuri, si dhe blerja Kopshtit vertikal ose pajisjeve “CITY TREE” e cila teknologji kontribon dhe pastron ajrin ambiental në qytet”, ka deklaruar ai për “Gazeta Blic”.

Krejt në fund, ai ka posositur se masa më e lehtë e aplikueshme është ajo e subvencionimit të transportit urban dhe stimulimit të përdorimit sa më të madh nga ana e qytetarëve në përiudha kur ndotja është e madhe, por kjo masë duhet kombinuar me një fushatë afatgjate për ngritjen e vetëdijes se qytetarëve.

Lidhur me ndotjen e ajrit në vend, Kuvendi i Kosovës ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për ditën e nesërme. Seanca në ora 15:00.

Shkaku i gjendjes së keqe të ajrit në Prishtinë, është thirrur edhe një protestë nga shoqëria civile për ditën e nesërme. Përmes rrjetit social “Facebook”, qytetarët kanë bërë thirrje që të marrin pjesë në këtë protestë duke filluar nga ora 12:00 deri në orën 13:00

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?