Trajkoviq thotë se serbët nuk mendojnë se Ivanoviqin e vranë shqiptarët

Trajkoviq thotë se serbët nuk mendojnë se Ivanoviqin e vranë shqiptarët

Rada Trajkoviq, ish-deputete në Kuvendin e Kosovës ka folur lidhur me vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviqit të martën në veri të Mitrovicës. Emisioni “Jeta në Kosovë”, ka transmetuar një deklaratë të Trajkoviqit që ajo e dha për një emision në televizion serb “Happy TV”, pas vdekjes së Ivanoviqit. Në këtë emision, Trajkoviq […]

Emisioni “Jeta në Kosovë”, ka transmetuar një deklaratë të Trajkoviqit që ajo e dha për një emision në televizion serb “Happy TV”, pas vdekjes së Ivanoviqit.

Në këtë emision, Trajkoviq tha se në mesiuvn e serbëve të Kosovës ekziston besimi se vrasja e politikanit ishte e organizuar nga qarqet serbe.

“Njerëzit janë të frikësuar. Një pjesë e serbëve ka qejf të besojnë që këtë e kanë bërë shqiptarët për ta hequr vëmendjen prej Gjykatës Speciale, e një pjesë ma e madhe, shumica e serbëve besojnë që prapa kësaj qëndrojnë qarqe, fatkeqësisht, të lidhura me Beogradin”, tha ajo.

Ky edicion i “Jeta në Kosovë”, që këtë javë i kushtohet vrasjes së Ivanoviqit dhe situatës në veri të Kosovës trajtoi edhe çështjen e krimit të organizuar në atë rajon dhe lidhjes së tyre edhe me politikën e shqiptarëve të Kosovës.

Përveç tjerash, në këtë emision mund të ndiqni Trajkoviqin tek flet për liderin e një strukture kriminale në Serbi dhe mungesën e lirisë së shprehjes që sipas saj po e vuajnë qytetarët serb në Kosovë nga vetë Beogradi.

“Një zë autentik serb është heshtur. Për ne është pikëllim i madh sepse serbët janë të shqetësuar. Ne tash e një kohë të gjatë nuk po mund të flasim publikisht. Fatkeqësisht, Beogradi nuk po na lë të flasim, i lë të flasin ashtu siç mendon Beogradi”, tha Trajkoviq.

Ndiqni po ashtu debatin me të ftuarit, Lutfi Haziri, politikan dhe Murat Mehmeti, ish –hetues i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës lidhur me situatën e shkaktuar pas vdekjes së Ivanoviqit.

Emisionin e plotë “Jeta në Kosovë”, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?