Isa Mustafa lajmërohet nga spitali në Gjermani, ku po trajtohet

Isa Mustafa lajmërohet nga spitali në Gjermani, ku po trajtohet

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është lajmëruar nga spitali në Gjermani ku edhe po trajtohet pasi u përball me disa komplikime shëndetësore. Ai ka përkujtuar veprimtarët e shquar kombëtarë, Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla, në 36 vjetorin e vrasjes nga regjimi ish-jugosllav, si dhe deputetin e LDK-së e komandantin e […]

Ai ka përkujtuar veprimtarët e shquar kombëtarë, Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla, në 36 vjetorin e vrasjes nga regjimi ish-jugosllav, si dhe deputetin e LDK-së e komandantin e UÇK-së, Smajl Hajdaraj, të vrarë tinëzisht para 16 vjetësh.

Kryetari Mustafa ka vlerësuar rolin dhe kontributin e jashtëzakonshëm që vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka, dhe më vonë Smajl Hajdaraj, dhanë për çlirimin e Kosovës.

“Intelektuali brilant dhe veprimtari Jusuf Gërvalla, bashkë me Kadri Zekën dhe Bardhosh Gërvallën ishin prijës të lëvizjes kombëtare për liri nën regjimin e ashpër komunist, në kohërat më të vështira.

Ndërkaq, 20 vjet më vonë, pas veprimtarisë së pakursyer në lëvizjen paqësore për liri, pavarësi dhe demokraci, Smajl Hajdaraj u vu në krye të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën e Rugovës duke luftuar me trimëri dhe vendosmëri ushtrinë kriminale të Serbisë”, shkruan Mustafa.

Vrasja mizore e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, ashtu si edhe vrasja e Smajl Hajdarajt, sipas kryetarit Mustafa, u kryen nga ata që nuk e deshën Kosovën e lirë e demokratike.

“Por, Kosova është sot e lirë dhe e pavarur falë punës dhe luftës së paepur të veprimtarëve të saj të jashtëzakonshëm si vëllezërit Gërvalla, Kadri Zeka e Smajl Hajdaraj, të cilët do të përkujtohen e nderohen përjetë nga populli i Kosovës”, thuhet në përkujtimin e kryetarit Mustafa.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?