Ilir Deda e tregon zgjidhjen për problemin e Demarkacionit

Ilir Deda e tregon zgjidhjen për problemin e Demarkacionit

Deputeti i Alternativës Ilir Deda vlerëson se ata që flasin për rinegocim të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi nuk janë të bazuar në realitetin aktual. Thotë se zgjidhje e vetme është mbërritja e një konsensusi të cilin njëjtë si qeveria e kaluar nuk po e kërkon as aktualja. “S’ka rigecionim të marrëveshjes. Ai […]

Deputeti i Alternativës Ilir Deda vlerëson se ata që flasin për rinegocim të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi nuk janë të bazuar në realitetin aktual. Thotë se zgjidhje e vetme është mbërritja e një konsensusi të cilin njëjtë si qeveria e kaluar nuk po e kërkon as aktualja.

“S’ka rigecionim të marrëveshjes. Ai është skenar që nuk i përket realitetit në të cilin ne jetojmë. Tash ne të marrim vendime të cilat vështirësojnë jetën e njerëzve tonë për shkak të jo realitetit, po më vjen shumë keq”, tha Deda për televizionin Dukagjini.

Po, si duhet të veprohet sipas Dedës?

“Pas përfundimit të vizitës së kryeministrit të Malit të Zi, kryeministri i Kosovës duhet t’i thirr partitë politike në takim ku do të diskutohej bashkë se si të ecet përpara, për të ndërtuar konsensus”, theksoi ai.

Por a është i vështirë konsensusi në një situatë të tillë?

“Konsensusi gjithmonë është i mundur nëse ka vullnet për me u mbërri. Kam mëndu që kryeministri Haradinaj ka me tentuar me arrit konsensus por ai nuk po e bën një gjë të tillë, gjë që është zhgënjyese”, tha Deda.

“Nëse qeveria e kaluar nuk ka mbërri konsensus dhe ne kemi mbet të bllokuar atëherë logjika e thotë që kjo e tashmja ishte dashtë ta kërkoj atë”, thotë Deda.

Po sot, kryeministri Ramush Haradinaj tha se në takim me homologun malazez Dushko Markoviq nuk do të diskutohet për demarkacionin.

“Sa i përket Demarkacionit tema është në Parlament, dhe nuk ka mbetur hapësirë për negocim mes kryeministrave”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri i Malit të Zi, Markoviq, do ta vizitojë Kosovën më 6 shkurt.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?