Hoxhaj: Shkurti, koha më e mirë për aplikimin në Këshillin e Evropës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, deklaroi sot se muaji shkurt mund të jetë koha e përshtatshme për aplikimin e vendit tonë në Këshillin e Evropës. Ai në raportimin e tij para Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike ka folur lidhur me aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. “Koha, momenti dhe kushtet […]
Ai në raportimin e tij para Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike ka folur lidhur me aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Koha, momenti dhe kushtet asnjëherë nuk kanë qenë më ideale për të aplikuar në Këshillin e Evropës. Besoj që shkurti mund të jetë kohë e përshtatshme për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, tha ai.
Suspendimi i Rusisë nga Këshillit të Evropës nga Hoxhaj është parë si një situatë e mirë gjeopolitike për Kosovën.
“Kosova i plotëson kriteret e brendshme shumë më shumë se disa shtete që janë pjesë e këtij Këshilli, por ne mund të bëhemi pjesë e Këshillit të Evropës edhe për shkak të mbështetjes që shteteve anëtare në Këshill. Katër shtete anëtare të BE-së kanë konfirmuar që do të votojnë për anëtarësimin e Kosovën në Këshill të Evropës. Rusia është suspenduar nga Asambleja Parlamentare nga Këshilli i Evropës. Kjo do të ishte një situatë gjeopolitike e favorshme për Kosovën”, tha ai.












