Hoxhaj: Kosova ta shfrytëzojë këtë kohë për të aplikuar në Këshillin e Evropës

Hoxhaj: Kosova ta shfrytëzojë këtë kohë për të aplikuar në Këshillin e Evropës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka sugjeruar se muaji shkurt është koha më e përshtatshme për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Këto komente ai i bëri  gjatë ditës së sotme ku ka raportuar para Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike. Por një gjë e tillë u kundërshtua nga kryetarja e […]

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka sugjeruar se muaji shkurt është koha më e përshtatshme për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Këto komente ai i bëri  gjatë ditës së sotme ku ka raportuar para Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike.

Por një gjë e tillë u kundërshtua nga kryetarja e këtij komisioni, Vjosa Osmani e cila tha se iniciativa për shfuqizimin e Gjykatës Speciale mund ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar se për shkak të mbështetjes së shteteve anëtare të Këshillit të Evropës për anëtarësim e Kosovës në këtë këshill,  është koha ideale për ta dorëzuar kërkesën për aplikim.

“Është koha  e fundit që në janar-shkurt  të kemi një bashkëvendim në mes presidencës, mbi të gjitha Kuvendit me që Kuvendi ka rol determinues në anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës  dhe qeverisë. Jam I mendimit që duhet të hartohet një grup punues i cili përbëhet nga presidenca, nga kuvendi, nga qeveria jo vetëm për të dërguar aplikimin por për të marr përgjegjësi anëtarësimin e plotë deri në fund..Koha, momenti dhe kushtet asnjëherë nuk kanë qenë më ideale se sa të aplikohet, ne jemi të gatshëm si qeveri nëse Kuvendi i jep drejtim kësaj teme që të bëjmë ndonjë plan afatshkurtër brenda dy tri javëve të ardhshme “, tha ai.

Kurse suspendimin e Rusisë nga asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës, Hoxhaj e ka parë si moment që duhet të shfrytëzohet nga Kosova për të aplikuar në këtë Këshill.

Kurse, kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë, dhe Investime Strategjike, Vjosa Osmani  ka sugjeruar që pa përfunduar çështja e shfuqizimit të Gjykatës Speciale, Kosova të mos e dërgojë letrën e aplikimit në Këshillin  e Evropës.

Osmani: Iu sugjerojmë që pa marrë epilog Gjykata Speciale mos të dorëzohet letra për aplikim

“Iu sugjeroj që pa marrë epilog nisma e mbi 40 deputetëve për Gjykatën Speciale mos të dërgohet letra e aplikimit, në çoftë se po pritet që kjo çështje të marr epilog Brenda muajit atëherë do të ishte situatë shumë  më e favorshme për Republikën e Kosovës që në momentin që ajo çështje të sqarohet të dërgohet letra e aplikimit dhe këtë e bëjmë absolutisht jo duke bërë dallime politike…Por duke i ditur qëndrimet e disa shteteve kyçe anëtare i kanë në përgjithësi lidhur me cilindo proces të aplikimit në organizata ndërkombëtare dhe në qoftë se vazhdimisht sugjerohet që suksesi I një nisme të tillë mund të ketë pasoja negative në veçanti në Këshillën e Evropës ne po iu sugjerojmë që të keni kujdes dhe ta trajtoni me seriozitet këtë çështje”,tha ajo.

Ndërsa, lidhur me këtë çështje, Hoxhaj ka deklaruar se është një momentum i cili duhet të shfrytëzohet për aplikim në Këshillin e Evropës pavarësisht zhvillimeve politike në vend.

“Unë nuk  dua që të bëjë komente sa i takon iniciativës, iniciativa e juaj e Kuvendit e deputetëvet ash është në qeveri dhe si qeveri do e trajtojmë këtë temë, por dua ta shtrojmë në një rrafshë më të gjerë nëse raportit I Dick Martit është produkt i Këshillit të Evropës dhe Këshilli I Evropës nuk është I gatshëm dhe shtetet e saj anëtare nuk janë të gatshme që ta ndihmojnë Kosovën që të paktën të pranohet aplikimi të vendoset në agjendë dh eta mbështesin një vend që të bëhet anëtare e plotë kjo fol për atë se çfarë sistemi mund të jetë Këshilli I Evropës…Mendoj që është koha e përshtatshme që të aplikohet se cilat janë qëndrimet e shteteve kyçe mund të debatohet por unë e di që në politikë të jashtme çdo ditë është e re dhe kur po flas për shtete relevante për Këshillit të Evropës që e mbështesin Kosovën për anëtarësim po f las për atë se çfarë më është thënë mua dje dhe pardje, ka një momentum i cili mund të shfrytëzohet dhe duhet të shfrytëzohet pavarësisht prej zhvillimeve në vend”,  u shpreh ai.

E deputetja Aida Dërguti për pozicionin e Rusisë në këtë këshill tha se ajo ka influencë edhe kur nuk është prezente, dhe sipas saj kjo  nuk duhet neglizhuar sepse ka shtete që janë nën influencë të Rusisë dhe ndikohen në  votim.

 

“Influenca e Rusisë edhe kur nuk është prezente është jashtëzakonisht e madhe dhe nuk duhet neglizhuar sepse ka shtete të cilat janë krejtësisht në influencën e Rusisë dhe ndikohen në mënyrën e votimit, po ashtu duhet pasur parasysh që Serbia është jashtëzakonisht aktive dhe shumë më e afërt me vendet mosnjohëse të pavarësisë së Kosovës dhe ne kemi pasur pengesa të jashtëzakonshme në këtë periudhë madje edhe për realizimin  e një pike për rezolutën për Kosovën”,  tha ajo.

Ajo po ashtu ka kërkuar një koordinim më të madh në mes të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës pasi që në këtë fazë sipas saj nuk ka qenë bashkëpunimi më i mirë.

Sipas Hoxhajt benificion i parë që fiton Kosova pas aplikimit në këshill të Evropës është anëtarësimi në procesin e Bolonjës

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?