Haxhiu: Ne duam të nxirret edhe rezolutë, jo vetëm debat për ajrin e ndotur

Haxhiu: Ne duam të nxirret edhe rezolutë, jo vetëm debat për ajrin e ndotur

  Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër seancë të jashtëzakonshme, me temën e vetme në rendin e ditës, atë të ajrit të ndotur në Prishtinë, i cili ka marrë përmasa shqetësuese. Vendimi për mbajtjen e kësaj seance urgjente është marrë sot nga Kryesia e Kuvendit, pas  gjendjes alarmuese të ajrit të ndotur në kryeqytet. […]

 

Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër seancë të jashtëzakonshme, me temën e vetme në rendin e ditës, atë të ajrit të ndotur në Prishtinë, i cili ka marrë përmasa shqetësuese.

Vendimi për mbajtjen e kësaj seance urgjente është marrë sot nga Kryesia e Kuvendit, pas  gjendjes alarmuese të ajrit të ndotur në kryeqytet.

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu ka kërkuar që përveç seancës, të ketë edhe rezolutë për këtë çështje.

“Ne si grup parlamentar konsiderojmë se është tepër e rëndësishme që të mbahet kjo seancë e jashtëzakonshme. Mirëpo, po ashtu jo të kemi rekomandime po rezolutë, sepse keni parasysh që rezoluta është shumë më e fuqishme sesa rekomandimet, të cilat mund të jenë apo mund të mbeten në vullnetin e Qeverisë për t’i zbatuar apo jo. Po ashtu, ne sigurisht që do të bëjmë përpjekje masat e qarta përmes rezolutës pas debatit që do ta bëjmë në Kuvend nesër. Po ashtu, duhet pasur parasysh që nëse nuk kontrollohet nafta, nëse nuk ulet çmimi i energjisë elektrike dhe nëse nuk kontrollohen filtrat e KEK-ut, secila seancë secili diskutim mbetet kot. Po ashtu, ne duhet të shohim mundësin që nesër të parashohim edhe një prej pikave të kësaj rezolute ndarja e mjeteve për 1 milion pemë, të cilat do të mbilleshin në Prishtinë dhe Obiliq”, tha Haxhiu.

Ndërsa kryetari Veseli tha se duhet të mendojnë për një strategji nacionale përmes kësaj seance.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?