Haradinaj: Testi PISA duhet të dalë i suksesshëm

Haradinaj: Testi PISA duhet të dalë i suksesshëm

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar sot gjatë një takimi nga kryetarët e komunave që t’i dorëzojnë projektet e rëndësishme për investime kapitale, në mënyrë që Qeveria të aplikojë në EBRD për kredi që mundësojnë zhvillimin e komunës. Në këtë takim nuk ishin të pranishëm kryetarët e komunave, të cilat udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje. […]

Në këtë takim nuk ishin të pranishëm kryetarët e komunave, të cilat udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Ne e kemi një samit të vendeve të Ballkanit me sa e di unë është më 26 shkurt në Londër me EBRD. Nëse keni projekte po e shfrytëzoj këtë rast edhe këtë mundësi që na ka ofruar ministria, me iu lut deri ka java e parë e shkurtit ndonjë projekt që ka vërtet arsyeshmeri të lartë t’i propozoni qeverisë që ta propozon para EBRD-së në këtë rast komunat jeni përfituese absolut, iu vjen në formë grantit”, tha Haradinaj.

Ministri i Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri, ka prezantuar para kryetarëve të komunave të Kosovës programin për zhvillim rajonal.

Ai ka thënë se ministria që ai drejton do t’i përkrahë projektet që kanë për qëllim zhvillimin socio-ekonomik.

“Me qëllim që të pasqyrojë një zhvillim të balancuar Ministria e Zhvillimit Rajonal, do të planifikojë, zhvillon treguesit dhe do të përgatisë analiza për monitorimin e zhvillimit socio-ekonomik rajonal të balancuar,  të cilat do t’i paraqiten Qeverisë edhe me raporte përkatëse. Programi i zhvillimit rajonal, i lansuar këtë javë i dedikohet komunave ku do të përkrahen projekte të investimeve kapitale që ndikojnë në zhvillimin socio-ekonomik. Ministria e Zhvillimit Rajonal , gjithashtu në javën e ardhshme do të lansoj edhe programin për zhvillimin rajonal të balancuar i cili do të  përkuar projekte të bizneseve, të cilat gjenerojnë vende të reja të punës në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, tha Demiri.

Në këtë takim, kryeministri Haradinaj, ka kërkuar nga kryetarët e komunave, mobilizim të Drejtorive të Arsimit që testi PISA këtë vit të dalë i suksesshëm.

“Nëse në një komunë të caktuar testi del i dobët shumë, është problem. Ju kisha lutur që ta merrni përsipër gjendjen”, tha kryeministri Haradinaj.

Në këtë takim, folën edhe zëvendësministri i MAPL-së, Beqir Fejzullahu dhe kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Naim Ismajli, njëherësh kryetar i Komunës së Shtimes, ndërsa prezantimin e programit për zhvillim rajonal të balansuar e prezantoi Besim Kamberaj, u.d.i Sekretarit të Përgjithshëm të MZHR-së. /Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?