Haradinaj: S’ka hapësirë të diskutohet demarkacioni me kryeministrin e Malit të Zi

Haradinaj: S’ka hapësirë të diskutohet demarkacioni me kryeministrin e Malit të Zi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pranuar se me mos liberalizimin e vizave Kosova ka mbetur e izoluar, ndërsa sa i përket demarkacionit ai tha se për këtë çështje nuk ka mbetur shumë hapësirë për t’u negociuar me Malin e Zi, pasi tema ka shkuar në Kuvend. Ai këto komente i bëri në një konferencë […]

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pranuar se me mos liberalizimin e vizave Kosova ka mbetur e izoluar, ndërsa sa i përket demarkacionit ai tha se për këtë çështje nuk ka mbetur shumë hapësirë për t’u negociuar me Malin e Zi, pasi tema ka shkuar në Kuvend.

Ai këto komente i bëri në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, në të cilën është diskutuar për çështje me interes të vendit.

Haradinaj tha se muajin e ardhshme do të pesë në takim homologun e tij malazez Dushan Markoviq, vizitë kjo e cila bëhet në kohën kur në Kosovë ka mos pajtime rreth çështjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

“Kryeministri i Malit të Zi nderon Kosovën me këtë vizitë, bisedojmë për temat bilaterale. Qëllimi i vizitës është thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Kosova ka një strategji me Shqipërinë. Kemi një protokoll me Maqedoninë dhe shpresojmë një protokoll ndërshtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Sa i përket demarkacionit, tema ka shkuar në parlament dhe nuk ka mbetur  hapësirë e negocimit ndërmjet kryeministrave”, ka thënë Haradinaj.

Duke folur rreth zgjidhjes së demarkacionit dhe gjetjes së një koncensusi, Haradinaj tha se mirëpret çdo kontribut për gjetjen e zgjidhjes.

Ai ndërkaq ka folur edhe për refuzimin e vizës për udhëtim në SHBA.

“Shumë keq është nëse ndodh. Mirë do të kishin bërë me ia refuzuar vizat politikanëve dhe me ua dhënë qytetarëve. Shumë keq është që një vend ka mbetur kështu. Politikanëve mos ua bëni dertin, ata i marrin vizat, sigurt që i marrin. Ajo që është e dhimbshme është se Kosova është e izoluar. Unë kam vizitë më 26 shkurt, kam aplikuar si çdo qytetar për vizitë, s’kam kërkuar procedurë të jashtëzakonshme. Këto shkrime që kanë ndodhur nuk e di pse kanë ndodhur, nuk janë ashtu. Për Amerikë kam pasur disa ftesa, nuk është fort në rregull me shkuar pa një vizitë bilaterale dhe kur ka një gjendje të tillë shkoj në Amerikë dhe në çdo vend të botës. I ngjason asaj kur u zgjova në fillim thanë nuk e uroi kurrkush, por s’mbeti kush pa më uroi. I lus mediat të mos nxitojnë se s’di çka thonë pastaj”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa sa i përket çështjes së Gjykatës Speciale, Haradinaj nuk ka dhënë ndonjë përgjigje se kur ajo do të trajtohet.

“Gati ishte kah kryhet konferenca pa këtë pyetje. Ajo ka ardhur në qeveri do të thotë çdo gjep është procedurë e zakonshme. Nuk kam ndonjë përgjigje, kurdo që procedura e sjell në rend dite, ne e trajtojmë”, ka thënë Haradinaj./Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?