Haradinaj: Përulemi para gjithë të rënëve për liri

Haradinaj: Përulemi para gjithë të rënëve për liri

Garda ceremoniale është rreshtuar në sheshin “Skënderbeu” për të nderuar të gjithë ata që erdhën për të bërë homazhe para shtatores së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në 550 vjetorin e vdekjes.   Homazhe para shtatores së Skënderbeut ka bërë edhe kryeministri Ramush Haradinaj, i cili erdhi me krejt ministrat e tij dhe me kryetarin […]

 

Homazhe para shtatores së Skënderbeut ka bërë edhe kryeministri Ramush Haradinaj, i cili erdhi me krejt ministrat e tij dhe me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli.

Pas vendosjes së kurorave me lule dhe homazheve para përmendores së Skënderbeut kryeministri Haradinaj tha se këtë ditë kujtojnë veprën e madhe të heroit kombëtar.

Me këtë rast Haradinaj ka kujtuar edhe heronjtë e Kosovës Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka të cilët para 36 vitesh u vranë në Gjermani.

 

“ Nderuam te monumenti i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Prishtinë. Ky nderim bëhet në përvjetorin e vdekjes së heroit tonë. Njëkohësisht është pjesë e aktiviteteve të përbashkëta të dy qeverive, të Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës, për vitin mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Në këtë ditë kujtojmë gjithë veprën e madhe, luftën e madhe dhe gjithë të arriturat e heroit tonë. Të arritura në të cilat edhe ne sot ndërtojmë të tashmen dhe e kemi të garantuar të ardhmen. Por po ashtu me pietet përulemi para të gjithë të rënëve për liri. Sot kujtojmë me respekt heronjtë e Kosovës Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka. Janë dhe disa aktivitete gjatë ditës së sotme. Lavdi e përjetshme heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut”, tha kryeministri Haradinaj.

Për nder të 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut sot në Prishtinë do të mbahet një akademi ndërsa në Gjilan do të zbulohet busti i tij dhe do të ketë një varg aktivitetesh kulturore. /Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?