Haradinaj: Kosova qëndron fuqishëm përkrah botës në luftën kundër terrorizmit

Haradinaj: Kosova qëndron fuqishëm përkrah botës në luftën kundër terrorizmit

​Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur i tronditur nga sulmi terrorist në Kabul, që mori dhjetëra jetë të pafajshme dhe la qindra të plagosur. “Lutjet e mia janë me të gjithë të prekurit nga ky sulm barbar. Kosova qëndron fuqishëm përkrah botës në luftën kundër terrorizmit”, ka shkruar ai në facebook. Ndërkohë, Qeveria e […]

​Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur i tronditur nga sulmi terrorist në Kabul, që mori dhjetëra jetë të pafajshme dhe la qindra të plagosur.

“Lutjet e mia janë me të gjithë të prekurit nga ky sulm barbar. Kosova qëndron fuqishëm përkrah botës në luftën kundër terrorizmit”, ka shkruar ai në facebook.

Ndërkohë, Qeveria e Afganistanit ka shpallur Ditë Zie për sot, pasi nga një sulm i djeshëm vetëvrasës me makinë-bombë, janë vrarë më se 100 vetë.

Përgjegjësinë për këtë sulm në kryeqytetin Kabul e kanë marrë militantët talibanë.

Ministri i brendshëm afgan, Ëais Barmak, ka njoftuar se numri i të vrarëve nga sulmi vetëvrasës me makinë-bombë në pjesën qendrore të Kabulit ka arrritur në 103 vetë dhe 235 të plagosur, përfshirë 30 policë.

Më herët zyrtarët patën thënë se ishin vrarë 95 vetë.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë thirrje për “aksion të vendosur” nga të gjitha vendet kundër talibanëve dhe infrastrukturës terroriste, në të cilën mbështeten ata.

“Mizoria e telibanëve nuk do të mbizotëroj”, tha Trump.

Ai mëtutje ka theksuar se “Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të siguruar se Afganistani është i lirë nga terroristët, të cilët do t’i sulmonin amerikanët, aleatët tanë dhe çdokend që nuk pajtohet me ideologjinë e tyre djallëzore”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?