Haradinaj fyen rëndë ambasadorin amerikan: Delawie është një palaço (Video)

Haradinaj fyen rëndë ambasadorin amerikan: Delawie është një palaço (Video)

Deklarata e ambasadorit të SHBA- vë në Kosovë, Greg Delawie, lidhur me tentativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, ku tha se disa nga komandantët e UÇK-së kanë kryer krime dhe duhet të përgjigjen para drejtësisë, ka ngjallur reagime të ashpra tek organizata e veteranëve të UÇK-së. Është nënkryetari i OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj, i […]

Është nënkryetari i OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj, i cili e quan Delawin një palaço, i cili me deklarata të tilla po i thyen të gjitha rregullat dhe përgjegjësitë që ai ka si diplomat.

Madje ai thotë se nëse Delawie ka fakte për këto që i ka thënë, le të paraqitet si dëshmitar në Gjykatë.

“Delawie më së pari është treguar një palaço, kur i ka thyer të gjitha rregullat dhe të  gjitha përgjegjësitë e tij si diplomat që i ka. Delawie nëse ka prova për komandantët që kanë bërë krime, le të urdhëron si dëshmitar. Nuk është Dealawie i plotfuqishëm që të flas çfarë të do ai. Delawie më së pari nuk e përcakton dhe nuk mund të sillet në Parlamentin e Kosovës, sikur janë sjellë ushtarët e tij në kampin e Guantenamos. Prandaj, Delawie të jetë shumë i kujdesshëm çka fol. Ka thanë se për ata që kanë iniciuar shfuqizimin e Gjykatës do të merren masa. Unë po i them Delawies se t’i nuk mund të marrësh masa asnjëherë, ti e ke të drejtën e diplomatit. Diplomatët te na shkojnë e vijnë për çdo ditë, e kryejnë detyrën prej diplomatit dhe mos t’i kalojë kompetencat e tij”, pohoi Haradinaj.

Ai shtoi se Kosova me kërkesën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, nuk po i rrezikon marrëdhëniet me SHBA-në, por vetëm me Delawien.

Nasim Haradinaj | foto: KosovaPress

“Ne nuk i rrezikojmë marrëdhëniet me SHBA-të, ne i rrezikojmë marrëdhëniet me Delawie-n, e me ata Delawie-t e tjerë që janë. SHBA i njeh miqtë e vet, SHBA nuk mund ta gjykojë luftën e UÇK-së, kështu që Delawie dhe Delawiet e tjerë le të rrinë. Delawie nuk mund t’i thyej rregullat dhe të hyjë në Parlamentin tonë, sikur me hy në stallë të kafshëve, apo siç kanë bërë ushtarët e Delawie-s në kampet e Guantenamos, që kanë keqpërdor të burgosurit. Delawie nëse din që ushtarët e UÇK-së kanë bërë krime le të urdhëron si dëshmitar”, tha ai.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?