Haradinaj: E pritëm delegacionin serb gjithë ditën në Bruksel, ata nuk erdhën

Haradinaj: E pritëm delegacionin serb gjithë ditën në Bruksel, ata nuk erdhën

Kryeministri Ramush Haradinaj ka njoftuar se delegacioni i Kosovës për bisedime në Bruksel i kryesuar nga Avni Arifi, ka zhvilluar një takim në Bruksel më shumë se tre orësh me zyrtarë të BE’së. Në njoftimin e tij në Facebook, Haradinaj zbulon detaje se si rrjedhi dita kur Beogradi u tërhoq nga takimi i paraparë në […]

Kryeministri Ramush Haradinaj ka njoftuar se delegacioni i Kosovës për bisedime në Bruksel i kryesuar nga Avni Arifi, ka zhvilluar një takim në Bruksel më shumë se tre orësh me zyrtarë të BE’së.

Në njoftimin e tij në Facebook, Haradinaj zbulon detaje se si rrjedhi dita kur Beogradi u tërhoq nga takimi i paraparë në Bruksel, për shkak të vrasjes së Ivanoviqit në veriun e Mitrovicës.

“Në kuadër të përkushtimit dhe angazhimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për pjesëmarrje në procesin e dialogut në Bruksel dhe zotimit për një transparencë më të madhe në raport me qytetarët e vendit për procesin në fjalë njoftoheni se delegacioni i Kosovës i kryesuar nga Avni Arifi, dhe në përbërje të Meliza Haradinaj-Stublla, këshilltare politike e Kryeministrit, Alban Dermaku, këshilltar politik i Kryeministrit, Ardian Arifaj, këshilltar politik i Presidentit dhe Blerand Stavileci, shef i stafit ë Kryeparlamentarit si dhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Bernard Nikaj, kanë zhvilluar vetëm një takim njoftues e përgatitor më shumë se tre orësh me zyrtarët më të lartë të Bashkimit Evropian përfshirë z. Thomas Busch, Desku për Kosovë në divizionin për Ballkanin Perëndimor / Këshilltar i Lartë për Dialogun Beograd-Prishtinë në Shërbimin e Jashtëm të BE-së, z. Kilian Ëahl, Këshilltar Politik për Implementimin e Dialogut nga Zyra e BE-së në Kosovë si dhe Anna Maria Eleni, kryesuese e Grupit Punues për Rajonin e Ballkanit Perëndimor (COËEB)”, shkruan Haradinaj.

“Në këtë takim është diskutuar për formën, modalitetet, strukturen teknike të dialogimit në të kaluarën dhe për të ardhmën, si dhe trajtimin e statusit aktual të marrëveshjeve të arritura”, thotë ai.

Ai ka njoftuar se megjithëse delegacioni i Kosovës ka pritur gjithë ditën delegacionin e Serbisë, në fund ata kanë njoftuar se nuk do të shkojnë në Bruksel.

“Takimet me palën serbe të cilat ishin paraparë të mbahen me datë 16, 17, dhe 18 janar, sipas agjendës së kornizuar nga Bashkimi Evropian do të duhej të trajtonin temat dhe nivelin e zbatueshmërisë dhe jo-zbatueshmërisë së marrëveshjeve të arritura gjatë procesit të dialogut e që përfshijnë: lirinë e lëvizjës, bashkëpunimin rajonal, menaxhimin e integruar të kufirit, asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë, revitalizimin e urës në Mitrovicë, Drejtësinë dhe Energjinë. Këto takime nuk u zhvilluan pas njoftimit dhe kerkesës së përfaqësuesve të BE-së, me arsyetimin se pala serbe pas ngjarjes në veri të Mitrovicës, është tërhequr nga tavolina e dialogimit dhe është rikthyer në Beograd. Delegacioni i Kosovës, me sugjerimin e përfaqësueseve të BE-së, ka pritur gjithë ditën e martë, 16 janar, deri në orët e pasditës për konfirmimin zyrtar nga pala e BE-së për mundësinë e vazhdimit të dialogut të paralajmëruar, por përfundimisht pala serbe ka konfirmuar se nuk do të rikthehet në dialog”, ka thënë ai.

“Delegacioni i Kosovës është kthyer në Prishtinë ditën e mërkurë, më datë 17 janar 2018. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesit e delegacionit të Kosovës, kanë treguar dhe dëshmuar përkushtimin e tyre për zhvillimin e dialogut për temat për të cilat është thirrë ai. Dialogu është paalternativë dhe si i tillë duhet të kontribuojë në përmirësimin e jetës së qytetarëve nga të dyja anët e kufirit, në përmbylljen e procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe me përfundimin e shpejtë të këtij procesi, i cili duhet të rezultojë me marrëveshje gjithëpërfshirësë, që çon drejt njohjes ndërmjet dy shteteve”, njofton Haradinaj./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?