Haradinaj e pezullon vendimin për rritjen e pagës së tij dhe stafit qeveritar

Kryeministri Ramush Haradinaj e ka pezulluar vendimin për rritjen e pagës së tij dhe stafit qeveritar. Ai ka thënë se pezullimi do të vlejë deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Megjithatë, Hardinaj thotë se vlerësimi i Agjencisë Kundër Korrupsion se ky vendim është i jashtëligjshëm është i paqëndrueshëm dhe i ndikuar politikisht. Njoftimi i […]
Kryeministri Ramush Haradinaj e ka pezulluar vendimin për rritjen e pagës së tij dhe stafit qeveritar.
Ai ka thënë se pezullimi do të vlejë deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese.
Megjithatë, Hardinaj thotë se vlerësimi i Agjencisë Kundër Korrupsion se ky vendim është i jashtëligjshëm është i paqëndrueshëm dhe i ndikuar politikisht.
Njoftimi i Haradinajt:
Vendimin e AKK-së, lidhur me nivelizimin e pagave, e vlerësoj të paqëndrueshem dhe të ndikuar politikisht. Për këtë vendim kemi dorëzuar përgjigje të qartë dhe kjo është e njohur për opinionin.
Megjithatë, pas kërkesës së 30 deputetëve të Kuvendit të Kosovës për vlerësimin e kushtetueshmërisë së vendimit për nivelizim të pagave, të marrë më 20 dhjetor nga Qeveria e Kosovës, kam vendosur që përkohësisht, deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese, ta kërkoj pezullimin e këtij vendimi.
Shqetësimi im dhe i Qeverisë është se ky pezullim godet më së shumti gjyqtarët dhe prokurorët, duke qenë se pagat e tyre janë të ndërlidhura drejtpërdrejt me vendimin për nivelizimin e pagave.
Pa marrë parasysh epilogun e kësaj çështjeje, ne do të përpiqemi që të gjejmë mënyrën për të siguruar përkrahjen e plotë për gjyqtarët dhe prokurorët në vend.












