Haradinaj: Duhet të bëhemi bashkë për ta përmirësuar jetën e fëmijëve tanë

Haradinaj: Duhet të bëhemi bashkë për ta përmirësuar jetën e fëmijëve tanë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në lansimin e Indeksit Kombëtar për Mbrojtjen e Fëmijës 2.0, organizuar nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve-KOMF. Sipas komunikatës së Zyrës së Kryeministrit, Hardinaj duke falënderuar koalicionin e OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve, tha se ngjarja e sotme dëshmon një vetëdije të ngritur të […]

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në lansimin e Indeksit Kombëtar për Mbrojtjen e Fëmijës 2.0, organizuar nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve-KOMF.

Sipas komunikatës së Zyrës së Kryeministrit, Hardinaj duke falënderuar koalicionin e OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve, tha se ngjarja e sotme dëshmon një vetëdije të ngritur të shoqërisë civile në Kosovë. Duke shtuar se ka qenë një situatë e ndjeshme për fëmijët, në këto 18 vjet të pas luftës në Kosovë, situatë kjo që ndoshta e ka bërë të pamundur vëmendjen e duhur edhe institucionale edhe të mekanizmave, pikërisht për temat e ndjeshme, siç janë të drejtat e fëmijëve.

“Megjithëkëtë, Kosova është e përcaktuar që të bazohet në normat dhe marrëveshjet ndërkombëtare mbi të drejtat e fëmijëve dhe për këtë është e gatshme dhe hynë në obligim, duke përfshirë Konventën për të Drejtat e Fëmijëve të vitit 1989. Është në hartim e sipër Projektligji për Mbrojtjen e Fëmijës dhe poashtu është në hartim Strategjia dhe Plani Nacional i Veprimit  për të Drejtat e Fëmijëve”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se këto janë norma ligjore, me të cilat nuk përfundon puna e Qeverisë së vendit, por fillon, pra zbatueshmëri e vazhdueshme.

Qeveria ka bërë përpjekje për parandalimin dhe mbrojtjen e fëmijëve nga ekspozimet e gabuara, si rasti i narkotikëve në shkolla, por se, mbetet ende punë për t’u bërë në këtë drejtim. Një tjetër shqetësim është edhe mungesa e çerdheve jo vetëm në zonat rurale, por edhe në ato urbane.

“Jam i vetëdijshëm se pa punën e gjithë neve, të drejtat e fëmijëve, mbrojtja, vetëdijesimi i mëtejmë edhe shoqëror, edhe institucional dhe gjithë mekanizmave tjerë, nuk ka përmirësim të jetës së fëmijëve”, tha kryeministri Haradinaj.

Donjetë Kelmendi, drejtoreshë ekzekutive e koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve-KOMF, tha se Indeksi vlerëson pesë dimensione të veprimit të qeverisë për secilin prej neneve që i referohen mbrojtjes së fëmijës. Këto pesë dimensione janë: politikat dhe ligjet, shërbimet, kapaciteti, koordinimi dhe llogaridhënia.

Pas fjalëve përshëndetëse të shefit të Sektorit të Bashkëpunimit, Zyra e BE-së në Kosovë, Luigi Brusa dhe avokatit të Popullit, Hilmi Jashari, u bë edhe prezantimi i të gjeturave të Indeksit për Mbrojtjen e Fëmijëve.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?