Haradinaj: As EULEX, as UNMIK, as Serbia, për hetimet e vrasjës së Ivanoviqit vendos Kosova

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se as EULEX dhe as UNMIK nuk mund të vendosin nëse Serbia mund të përfshihet në rastin e hetimeve për vrasjen e Oliver Ivanoviqit. “Juridiksionin për hetime në Kosovë e ka Kosova, institucionet e Kosovës, në fakt për kërkesa drejtu EULEX’it edhe UNMIK’ut ata nuk kanë kompetencë me dhanë një […]
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se as EULEX dhe as UNMIK nuk mund të vendosin nëse Serbia mund të përfshihet në rastin e hetimeve për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.
“Juridiksionin për hetime në Kosovë e ka Kosova, institucionet e Kosovës, në fakt për kërkesa drejtu EULEX’it edhe UNMIK’ut ata nuk kanë kompetencë me dhanë një autorizim të tillë, pra nuk ekziston një kompetencë të tillë për ta, të vetmit që kanë kompetenca për një autorizim të tillë janë institucionet e Kosovës”, ka thënë Haradinaj, transmeton Periskopi.
Ai ka sqaruar se Kosovës i është kërkuar vetëm të ‘shkëmbehen informata lidhur me hetimet’
“Te ne, te Kosova, nuk është dorëqzu një kërkesë e tillë, është kërku një shkëmbim informatash për të cilën edhe Kosova ka interes dhe jemi për për shkak se supozohet se ky rast ndërlidhet me njerëz, me palë ose me akterë që nuk janë veç në Kosovë Pra shkëmbim i informative nga Kosova në bazë të procedurave standarde që ekzistojnë në çdo Ministri të Drejtësissë me organin që është për marrëdhënie me palë të jashtme’, ka thënë Haradinaj.
Ai tha se vetëm Kosova ka të drejtë të marrë vendime lidhur me këto hetime.
“Pra Kosova s’ka marrë kërkesë për involivim të hetimeve në Kosovë dhe vetëm Kosova ka të drejtë me marrë këtë vendim, s’ka të drejtë tjetër kush”, tha Haradinaj/Periskopi/












