Haliti: Iniciativa për shfuqizimin e speciales duhet të refuzohet nga Kryesia e Kuvendit

Haliti: Iniciativa për shfuqizimin e speciales duhet të refuzohet nga Kryesia e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit ka dështuar tri herë që të fus në rend dite për shqyrtim shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit ka sqaruar se Kryesia ka kompetencë që të bllokojë zhbërjen e Speciales dhe se mënyra se si deri tash është tentuar të ndodh shfuqizimi i saj, sipas tij është jo e […]

Zyrtari i PDK’së duke e komentuar kërkesën e disa deputetëve për procedimin e Projektligjit për shfuqizimin e Ligjit nr.05/L-053, Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, thotë se nga pikëpamja procedurale, kemi të bëjmë me një dispozitë kushtetuese.

Siç shprehet ai, shfuqizimi i një dispozite kushtetuese është e pamundur të realizohet në formën dhe mënyrën se si ka kërkuar grupi i deputetëve të cilët e kanë nënshkruar kërkesën.

“Ndryshimi ose shfuqizimi i kësaj dispozite kushtetuese (neni 162 i Kushtetutes), nga pikëpamja procedurale mund të realizohet vetëm me “Iniciativën për ndryshimin e Kushtetutës”, dhe jo në formën dhe mënyrën siç është kërkuar.

Është parim i së drejtës ndërkombëtare forma dhe mënyra se si mund të ndryshohet kushtetuta apo dispozitat e veçanta të saj”, ka shtuar Haliti.

Ai e bën të qartë se kjo do të përbënte një shkelje të rëndë të Kushtetutës nëse Kryesia do të lejonte shqyrtimin e iniciativës ligjore të deputetëve nënshkrues të kësaj kërkese.

“Kjo iniciativë duhet të refuzohet nga Kryesia e Kuvendit të Kosovës dhe çështja nuk mund të shkojë më tej. Kjo dispozitë kushtetuese i jep të drejtë Kryesisë që ta bllokojë iniciativën e deputetëve apo edhe të Qeverisë në mënyrë fare të thjesht proceduralisht, duke mos e futur fare në shqyrtim”, ka sqaruar Haliti.

Kryesia e Kuvendit edhe të mërkurën ka dështuar që të fillojë mbledhjen e saj për shkak të mungesës së kuorumit, mbledhje kjo që ishte paraparë edhe shqyrtimi për Specialen.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?