Halil Matoshi sulmon Kohën Ditore

Shefi i Zyrës për Informim në Qeverinë e Ramush Haradinajt, Halil Matoshi, ka sulmuar gazetën Koha Ditore, pas publikimit të artikullit se të parit të ekzekutivit i është refuzuar viza britanike – shkruan Periskopi. Matoshi, këto raportime i ka quajtur ‘fluskë mllefi e urrejtje’, pasi sipas tij ‘kjo gazetë është lëshuar në një fushatë të […]
Matoshi, këto raportime i ka quajtur ‘fluskë mllefi e urrejtje’, pasi sipas tij ‘kjo gazetë është lëshuar në një fushatë të egër ndaj kryeministrit Haradinaj’.
Sipas tij, kjo nuk është ‘Koha’ e kohës së tij.
“Koha” e 10 vjetëve të mia dhe Koha e keqe… e padrejtë dhe e pa etikë…
Gazetë e çmuar dikur, e lexuar dhe sot për kritikën qeveritare – sepse shtypi këtë punë ka – porse tashti përtej kufijve të etikës (duke u lëshuar në fushatë të egër ndaj Kryeministrit Ramush Haradinaj) dhe përtej kufijve të estetikës!
Raportimi se Kryeministrit nuk i është dhënë viza britanike është fluskë mllefi dhe urrejtjeje. Kaq!
O zot, kjo është “Koha…” e defiguruar, e keqe, abuzive…
Besoj të jetë errësim i përkohshem i mendjes së dikujt!?
Kjo nuk është “Koha…” e kohës sime!???
I indinjuar!”, shkruan Matoshi në profilin e tij në rrjetin social “Facebook.
Përveç Matoshit, për raportimet se kryeministrit i është refuzuar viza britanike, ka reaguar edhe këshilltari i Haradinajt, Avni Arifi, i cili po ashtu sulmoi gazetën “Koha Ditore”.
Pavarësisht kësaj, as Matoshi as Arifi nuk ofruan argumente që dëshojnë të kundërtën, me arsyetimin se viza e Haradinajt është në proces.
Gazeta shkruan se refuzimin i britanikëve për Haradinajn vie si masë ndëshkuese, pas përkrahjes që ai i ka dhënë nismës së deputetëve për shfuqizimin e Speciales./Periskopi












