Halil Matoshi s’e komenton shkrimin e revistës “Time” për Haradinajn, por mediat kosovare i krahasonte me “Sputnik”-in

Revista prestigjioze amerikane ‘Time’, në një shkrim të saj e ka renditur kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj në mesin e pesë personave të arratisur më të kërkuar në botë. Përveç Haradinajt, në këtë listë janë Carles Puigdemont i Katalonjës, Fethullah Gulen i Turqisë, Julian Assange i Australisë dhe Mikheil Saakashvili i Gjeorgjisë. Lidhur me këtë […]
Përveç Haradinajt, në këtë listë janë Carles Puigdemont i Katalonjës, Fethullah Gulen i Turqisë, Julian Assange i Australisë dhe Mikheil Saakashvili i Gjeorgjisë.
Lidhur me këtë cilësim, Periskopi ka kontaktuar këshilltarin për media në Qeveri, Halil Matoshin, i cili nuk ka dashur që të komentojë shkrimin e ‘Time’.
‘Ne në Qeveri nuk i komentojmë shkrimet e gazetave, ne si staf qeveritar nuk duhet të kemi një zakon të tillë’, ka qenë përgjigja e Matoshit.
Para disa ditësh, ish-gazetari, tani këshilltar i kryeministrit Haradinaj, Halil Matoshi ka akuzuar mediat kosovare, kështu duke i krahasuar me ato ruse.
‘Logjika e “Sputnik-ut” rus në mediat e Prishtinës. Ata që qierren kundër Haradinajt se po na prishë me amerikanët, kësaj here heshten si minjtë!??? Në anën tjetër, po këto media mbushin hapësiren e tyre me shkrime që madhërojnë ushtarin supermen rus, qe s’e merr plumbi?, ishte një pjesë e shkrimit të tij në Facebook.
Matoshi në vazhdimësi kritikon mediat vendore, por për shkrimin e revistës prestigjioze ‘Time’, nuk tha asnjë fjalë./Periskopi/












