Halil Matoshi nervozohet pas kritikave për vrapimin e Haradinajt

Shefi i zyrës për media në Qeverinë e Kosovës, Halil Matoshi së fundmi ka reaguar ndaj kritikave që janë bërë ndaj Kryeministrit Ramush Haradinaj, pas një vrapimi të shkurtër që bëri dje në sheshin “Skëndërbeu”, pas homazheve para shtatores së Skënderbeut në 550 vjetorin e vdekjes, transmeton Periskopi. Halil Matoshi i ka quajtur i ka […]
Halil Matoshi i ka quajtur i ka quajtur të “tmerrshëm” ata të cilët kanë shënë kritika ndaj këtij veprimi të kryeministrit.
“Janë mësu njerëzit me politikanë qe shesin poza. Kryeministri Haradinaj është politikan jokonvencional. Kur vrapon Obama është O.K. dhe amerikanët e duan por kur vrapon Haradinaj, kjo nuk shkon!? Kosovarëve nuk u pëlqen. Janë disa njerëz të tmerrshëm!!!” ka shkruar Halil Matoshi në llogarinë e tij në Facebook. /Periskopi/












