The Guardian: Shqiptarja gjendet e vdekur në një kanal të Francës pas 4 vite kërkimesh

Silvana Beqiraj u largua nga Shqipëria rurale për në Francë, por u gjet në një kanal e vdekur katër vjet më vonë. Tani familja Beqiraj dëshiron një përgjigje në lidhje me vdekjen e saj. Në një ditë vjeshte të shtatorit të vitit 2014, trupi i saj u gjet në kanalin Lunel. Policia franceze fillimisht dyshonte […]
Në një ditë vjeshte të shtatorit të vitit 2014, trupi i saj u gjet në kanalin Lunel. Policia franceze fillimisht dyshonte se mos është mbytur. Ajo nuk kishte shenja të lëndimit, por lakuriqësia e saj ishte shkaku i shqetësimit.


Trupi i pajetë i takon Silvana Beqirajt, një shqiptare. Silvana vinte nga vendi Ndërmenas, një fshat i distriktit të Fierit, një qytet industrial 100 km larg kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës. Nëna e dy fëmijëve e divorcuar, kishte emigruar në Francë katër vite më parë, i kishte lënë fëmijët dhe prindërit e saj.
Një femër tjetër, Bukurie Elmazi, gjithashtu edhe ajo nga Fieri, ka shkuar në Francë me Silvanën në vitin 2011, për të gjetur mundësi më të mira për të jetuar, thuhet sipas familjes së Silvanës. Trupi i Bukurie Elmazit është identifikuar.
“Ajo na tha se kishte shkuar atje për t’u kujdesur për një grua të moshuar,” tha babai i saj, Mehmet Beqiraj, raporton “The Guardian”, transmeton Periskopi.
Një hetim vrasje u hap në Francë shpejt pasi u zbulua se Silvana ishte përfshirë në prostitucion në Montpellier, por familja ende nuk ka idenë se çfarë ka ndodhur me të.
Shkaku i saktë i vdekjes nuk është vërtetuar kurrë nga policët ose patologët mjeko-ligjorë, dhe deri më sot askush nuk është arrestuar ose akuzuar.
Familja e Silvana refuzon të pranojë se vajza e tyre është trafikuar, duke preferuar të besojë se nëse ajo ishte në prostitucion, ajo ishte vullnetare./Periskopi/












