Greqia mohon të ketë pranuar çështjen çame

Greqia mohon të ketë pranuar çështjen çame

Ministria e Jashtme greke i hodhi poshtë deklaratat e ministrit Bushati për diskutim të temave, që lidhen me çështjen çame. Përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare, Ministria e Jashtme greke shprehet se fakti që pala shqiptare ka dëshirë ta hedhë si çështje, nuk do të thotë se është pranuar nga pala greke. “Hedhim […]

Përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare, Ministria e Jashtme greke shprehet se fakti që pala shqiptare ka dëshirë ta hedhë si çështje, nuk do të thotë se është pranuar nga pala greke.

“Hedhim poshtë në mënyrë kategorike deklaratat e zyrtarëve shqiptarë për përfshirjen e supozuar të çështjes ‘çame’ në bisedimet midis Greqisë dhe Shqipërisë. Megjithatë, tjetër është dëshira e palës shqiptare që ta shtrojë si çështje, dhe tjetër është që të pranohet për diskutim”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme greke, raportojnë mediat në Shqipëri.

Pala greke i bën thirrje qeverisë shqiptare, që të mos prishë klimën e mirë të dialogut, që ka nisur të japë rezultatet e para.

“Ne i bëjmë thirrje palës shqiptare, që të mos ngrejë çështje që bien ndesh me dialogun e sinqertë dhe konstruktiv që është duke vijuar. Dialog që ndihmon, në sajë të përpjekjeve të të dy palëve, në përmirësimin e dukshëm të klimës në marrëdhëniet shqiptaro-greke, i cili ka dhënë rezultate, për të mirën e përbashkët të të dy vendeve dhe qytetarëve të tyre”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme greke.

Reagimi i Bushatit

Por ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, tha mbrëmë në emisionin “Studio e hapur” të Eni Vasilit në News24 se Çështja Çame do të ngrihet nga qeveria, derisa ajo të gjejë zgjidhje. “Për Çështjen Çame, kemi tre vjet që flasim. Unë kam shkëmbyer një dokument si ministër i Jashtëm, që ka nxitur më pas mekanizmin e dialogut për këtë proces. Nuk jemi në fazën, a është folur apo nuk është folur.

Ministria e Jashtme greke, përmes këtij reagimi, përcjell konceptin e vet për çështjen. Çështja Çame do vijojë të jetë një çështje për ne, derisa ajo të gjejë zgjidhje. Kur thonë që për ne nuk ekziston si çështje, kanë merak apo frikë të pajustifikuar për pretendime territoriale që nuk ekzistojnë për Çështjen Çame. Ne, edhe në dokumente mes dy palëve, e kemi konsideruar si çështje të të drejtave dhe lirive të njeriut”, tha Bushati.

Presidenti

Presidenti grek Prokopis Pavlopoulos ka kërkuar dje mbështetjen e homologut të tij izraelit, Reuven Revlin, në vizitën dyditore të këtij të fundit në Greqi, për sa u përket marrëdhënieve të Athinës me Ankaranë, Shkupin dhe Tiranën. Sa i përket Shqipërisë, Pavlopoulos ka ripërsëritur kërkesat e tij për respektimin e së Drejtës Ndërkombëtare dhe të të drejtave njerëzore, përfshi këtu edhe minoritetin grek.

“Mbështesim perspektivën evropiane të Shqipërisë mike. Megjithatë, kjo perspektivë varet nga respektimi i plotë i së Drejtës Ndërkombëtare dhe asaj Evropiane, në veçanti nga respektimi i të drejtave themelore të njeriut dhe sidomos nga të drejtat e pakicave dhe e drejta për pronën”, tha Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos.

Negociatat

Dy delegacionet e ministrive të Jashtme të Greqisë dhe Shqipërisë, negociuan në Kretë dhe në Korçë për gjetjen e zgjidhjeve për çështje, që po pengojnë përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Pas takimit treditor në Korçë, ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, informoi në Bruksel për ecurinë e negociatave me palën shqiptare, të cilat i quajti të suksesshme.

“Informova se negociatat në Shqipëri ishin të suksesshme, se bëmë hapa të mëdhenj për t’u dakordëar për ato çështje, për të cilat nuk binim dakord dhe kishin mbetur pezull 70 vitet”, tha ministri i Jashtëm grek, Kotzias.

Në lidhje me ato çështje që janë dakorduar mes dy delegacioneve, pala greke zbulon se ka afate kohore, që duhen realizuar.

“Me shqiptarët, me të cilët kemi bërë një hap të madh, kemi afate kohore”, u shpreh ministri grek.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?