Gjykatësit gjykohen pasi e shpallën të vdekur qytetarin e gjallë

Gjykatësit gjykohen pasi e shpallën të vdekur qytetarin e gjallë

Ka nisur shqyrtimi gjyqësor ndaj dy ish-gjyqtarëve, që në vitin 2009 e kishin shpallur të vdekur një qytetar, në mënyrë që njëri nga gjyqtarët të përfitonte nga pasuria e tij. Ish-gjyqtari Sami Gërdovci dhe avokati Meriman Vehapi janë deklaruar të pafajshëm, raporton KTV. Pas 9 vjet zvarritjesh, ka nisur shqyrtimi kryesor ndaj gjyqtarit Sami Gërdovci, […]

Pas 9 vjet zvarritjesh, ka nisur shqyrtimi kryesor ndaj gjyqtarit Sami Gërdovci, i cili me udhëzimin e avokatit Meriman Vehapi e kishte shpallur të vdekur Rahim Bajramin, për të përfituar nga një parcelë toke, që ai e kishte blerë gjatë viteve të 70-ta nga Urosh Steviqi.

Dy të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm.

Vehapi, i cili me dhjetëra herë ka refuzuar të paraqitet në gjykatë, deklaroi se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë por për hir të gjykatës dhe për të mos zvarritur procesin, është përgjigjur pozitivisht.

Megjithëse, gjyqtarja Valbona Musliu-Selimi ka kërkuar nga ai të flasë vetëm për veprën penale, keqpërdorim i mirëbesimit, Vehapi ka rrëfyer edhe historinë e involvimit të tij në blerjen e asaj parcele, por ka mohuar që ka shitur parcela të tjera afër saj.

“Pala e dëmtuar nuk e ka asnjë provë që e ka blerë atë tokë. …unë kam qenë i interesuar për një parcelë toke. Kanë ardhur tek unë Shefqet Gashi dhe gruaja e tij Sanija, m’i kanë prezantuar dokumentet dhe marrëveshja ka qenë që për atë parcele prej 5 ari e 75 metra katrorë t’ua jap në dorë 20 mijë euro, e më vonë 20 mijë të tjera përmes bankës ia kam dhënë Bodimir Steviqit…Unë kam shkuar në Gjykatë për ta përkthyer e atje me kanë njoftuar se toka ka masë të përkohshme. Me Ibrahim Shalën kemi shkuar te gjyqtari Sami Gërdovci dhe ai Shala i ka thënë gjyqtarit se më duket që Rrahim Bajrami ka vdekur. Ai e ka abroguar masën e sigurisë për tokën dhe marrëveshja ka qenë që pas 2 ditësh Shala ta dërgojë te gjykatësi certifikatën e të pandehurit”.

Por Ibrahim Shala, të cilit në këtë rast ia la fajin i akuzuari Vehapi, nuk përmendet fare në aktakuzë.

Në anën tjetër, Ibrahim Maxhuani, i cili është avokat i ish-gjyqtarit Sami Gërdovci, ka akuzuar prokurorinë për shkelje të Kushtetutës ngase nuk e ka njoftuar Këshillin Gjyqësor të Kosovës siç parashihet me ligj.

Ai ka thënë se pavarësisht gabimit që kishte bërë klienti i tij, me ta kuptuar gabimin e kishte abroguar vendimin për largimin e masës së përkohshme ndaj tokës me ç’rast, sipas tij, nuk ka pësuar askush.

Nga prokuroria, si dëshmitar është paraqitur edhe i dëmtuari, Rrahim Bajrami, i cili ka rrëfyer historinë e blerjes së tokës e deri te momenti kur ka kuptuar se ishte shpallur i vdekur nga gjykata.

Ndërkaq, Prokurorja e rastit, Merrushe Llugiqi, ka thënë se përtej dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale, dy të akuzuarit me dashje kanë kryer veprën penale dhe kanë keqpërdorur detyrën dhe autoritetin zyrtar, duke lëshuar vendime të paligjshme, andaj ka kërkuar dënim meritor konform përgjegjësisë penale.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?