Gjilanasit duan shtatore të Skënderbeut, Lutfi Haziri: S’kemi buxhet

Gjilanasit duan shtatore të Skënderbeut, Lutfi Haziri: S’kemi buxhet

Komuna e Gjilanit ka bërë sot zbulimin e bustit të heroit kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut, por që gjilanasit shprehen të zhgënjyer se pse komuna nuk ka ndërtuar një shtatore për heroin kombëtar. Që nga sot busti i Skënderbeut do të qëndroj në mes të shtatoreve të Agim Ramadanit, Idriz Seferit, Rexhep Malës e Nuhi Berishës […]

Komuna e Gjilanit ka bërë sot zbulimin e bustit të heroit kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut, por që gjilanasit shprehen të zhgënjyer se pse komuna nuk ka ndërtuar një shtatore për heroin kombëtar.

Që nga sot busti i Skënderbeut do të qëndroj në mes të shtatoreve të Agim Ramadanit, Idriz Seferit, Rexhep Malës e Nuhi Berishës në sheshin kryesor të Gjilanit.

Për profesorin dhe poetin gjilanas, Beqir Fazliun,  Skënderbeu meriton shumë më tepër sesa një bust.

“E meriton Skënderbeu jo një bust, por shumë më tepër, një shtatore të mrekullueshme më të mirë. Është heroi kryesor i shqiptarëve dhe nëse nuk i respektojmë heronjtë, figurat historike, shkrimtarët, poetët, atëherë i ngjajmë një peme e cila nuk ka gjethe dhe menjëherë thahet. Pa kulturë, pa heronj një popull nuk mund të ekzistoj”, u shpreh ai.

Edhe qytetari Ramadan Korça shprehet se për figurën e heroit kombëtar më e denjë do të ishte një shtatore.

“Besoj që Skënderbeu meriton të ketë një shtatore jo bust, busti është për Skënderbeun një shenjë shumë e vogël, dicka e vogël. Besoj që kish qenë mire me qenë një shtatore”, u shpreh ai. Ndërsa, qytetari gjilanas Sejdi Rexhepi, thotë se shtatore Skënderbeu do të duhej të kishte në cdo qytet shqiptar.

“Skënderbeu meriton cdo qytet shqiptar ta ketë një shtatore, në cdo qytet”, tha ai.

Edhe qytetarja Hatixhe Musiqi, më të përshtatshme e sheh nëse komuna do të ndërtonte një shtatore.

“Për mendimin tim e kish meritua të kishte një shtatore, masi e kanë sjellë një shtatore e ka meritu”, tha ajo.

Kurse, arsyeja se pse komuna e Gjilanit nuk ka vendosur të bëjë një shtatore për heroin kombëtar Skënderbeun është mungesa buxhetore.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri tha se  ndërtimi i një shtatoreje këtë vit ka qenë e papërballueshme për komunën që drejton.

“Natyrisht që e ka vendin edhe shtatorja, por është e papërballueshme për Gjilanin në këtë fazë me pas shtatore në kuptimin buxhetor. Ne e kemi programuar nga viti i kaluar e kemi realizuar projektin e bustit për këtë vit besoj shumë që Gjilanit i bënë nder. Ne jemi qyteti i 21 shqiptar që e ka bustin e Skënderbeut, janë edhe 90 qytete të tjera që duhet dhe kanë mundësi me bë shtatore”, tha kreu i Gjilanit.

Zbulimi i bustit të Skënderbeut në Gjilan u bë në kuadër të organizimeve në 550-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut dhe Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?