Gjermanët e krahut të djathtë planifikojnë ushtri, përgaditen për ‘Ditën X’

Gjermanët e krahut të djathtë Reichsbuerger janë rritur kohët e fundit duke përbërë një grup prej 16, 000 anëtarësh, përderisa shumë prej tyre janë duke tentuar të formojnë një ushtri për t’u përgaditur për ‘Ditën X’, raporton revista “Focus”, cituar nga burimet të inteligjencës. Ky zhvillim mahnitës vjen pasi këtë javë revista “Focus” kishte publikuar […]
Ky zhvillim mahnitës vjen pasi këtë javë revista “Focus” kishte publikuar një raport duke cituar burime të agjencisë së inteligjencës BfV.
Duke iu përgjigjur kërkesës së “Fokus” për koment, BfV, agjencia përgjegjëse për monitorimin e grupeve ekstremiste që kërcënonin rendin kushtetues, tha se numri i anëtarëve të Reichsbuerger (Qytetarëve të Rajhut në gjermanisht) ishte rritur në 15.600 nga janari – me një rritje për 50 për qind brenda një viti, raporton “RT”, transmeton Periskopi.
Numri më i mad hi ekstremistëve është në Bavari, ku autoritetet kanë regjistruar rreth 3, 500 “qytetarë të Rajhut.” Vatrat e nazizmit gjerman pasohet nga Baden-Ëuerttemberg me 2, 500, dhe Rhine-Ëestphalia veriore me 2, 200 anëtarë.
“Focus” raporton se “ata janë duke u përgaditur për Ditën X,” tha një person i sigurisë zyrtare, duke iu referuar një kryengritje kundër qeverisë gjermane./Periskopi/












