Gjakovari dhunoi seksualisht malazezin, Policia e Malit të Zi kërkon sqarime

Gjakovari dhunoi seksualisht malazezin, Policia e Malit të Zi kërkon sqarime

Policisë së Gjakovës, të dielën u erdhi një kërkesë zyrtare nga kolegët e tyre malazezë. Këta të fundit duan që të informohen rreth rastit të shtetasit të tyre, L.G nga Mali i Zi, i cili i ka deklaruar autoriteteve të atjeshme se është mbajtur për muaj në Gjakovë nga E.G. Sipas malazezit, E.G fillimisht kishte […]

Policisë së Gjakovës, të dielën u erdhi një kërkesë zyrtare nga kolegët e tyre malazezë.

Këta të fundit duan që të informohen rreth rastit të shtetasit të tyre, L.G nga Mali i Zi, i cili i ka deklaruar autoriteteve të atjeshme se është mbajtur për muaj në Gjakovë nga E.G.

Sipas malazezit, E.G fillimisht kishte kryer marrëdhënie seksuale me dëshirë, por me pas ai e ka mbajtur të mbyllur dhe ka abuzuar seksualisht me të.

Kosovari, sipas edhe të një raportit nga forumi LGBT Progres nga Mali i Zi, e ka mbajtur të mbyllur në Gjakovë për rreth 5 muaj malazezin, dhe gjatë kësaj kohe e ka dhunuar.

Mirëpo, Kristë Gjoka nga Policia e Gjakovës thotë se në rastin që është raportuar në stacionin e Gjakovës, nuk është njoftuar se ka pasur dhunë nga asnjëra palë.

Sipas tij, shtetasi kosovar është ankuar se po e shantazhon ish i dashuri i tij nga Mali i Zi.

Ndryshe, dje u raportua  lidhur me rastin e të riut malazez  i cili thotë se u përdhunua për 5 muaj në një banesë në Gjakovë.

Forumi LGBT ‘Progres’, me bazë në Mal të Zi, ka publikuar një shkrim në faqen zyrtare të tyre në Facebook,  lidhur me rastin e të riut malazez, i cili citohet të ketë rrëfyer lidhur me përdhunimin që ai thotë që i është bërë.

Siç pretendon i riu malazez në deklaratën e tij dhënë forumit “Progres”, gjatë rrugës për në Pejë, E.G. e ka sulmuar fizikisht atë, duke e detyruar të konsumojë disa tableta me përbërje të panjohur.

Ndërsa, në janarin e vitit 2018, pas raportimit të fqinjit në banesën ku ai ishte ngujuar, Policia e Kosovës paraqitet në banesë dhe e dërgon djalin në stacionin policor për të marrë në pyetje.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?