Georgina feston 23-vjetorin e ngrysur, shkak sms-të e Cristianos (Foto)

Georgina feston 23-vjetorin e ngrysur, shkak sms-të e Cristianos (Foto)

  I vënë përballë akuzave se i ka dërguar një “breshëri” mesazhesh në orët e natës modeles joshëse Rhian Sugden, Cristiano Ronaldo është parë disi “i ndrydhur” kur mbërriti në plazhet e Marbellas të dielën, teksa shoqëronte nga shumë pranë të dashurën e tij Georgina Rodriguez. Ylli 32-vjeçar i Realit të Madridit ishte atje për […]

 

I vënë përballë akuzave se i ka dërguar një “breshëri” mesazhesh në orët e natës modeles joshëse Rhian Sugden, Cristiano Ronaldo është parë disi “i ndrydhur” kur mbërriti në plazhet e Marbellas të dielën, teksa shoqëronte nga shumë pranë të dashurën e tij Georgina Rodriguez.

Ylli 32-vjeçar i Realit të Madridit ishte atje për të festuar 24-vjetorin e lindjes së Georginës, e u pa duke i hedhur njërin krah mbi shpinë, si për të treguar se kërkon ta mbajë afër nga zërat që duan “përçarjen” e çiftit.

Cristiano është fotografuar nga shumë pranë duke i bërë gjestin mbrojtës të dashurës së tij, e cila vetëm pak muaj më parë, në nëntor, solli në jetë fëmijën e tij të katërt dhe të parin e çiftit. Megjithatë, Georgina nuk u duk e gëzuar, siç duhej të ishte në një festë përvjetori të ditëlindjes së saj, por disi e ngrysur.

Ish-punonjësja e “Gucci”-t, e cila u takua për herë të parë me futbollistin e famshëm në një shfaqje të “Dolce & Gabbana”-s në vitin 2016, sërish dukej në formë sa i përket përzgjedhjes së veshjeve.

Veç Alanës, vajzës më të fundit me Georginës, Cristiano është baba edhe i Cristiano Jr., 7 vjeç, që mendohet të jetë sjellë në jetë nga një nënë surrogate në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe e binjakëve Eva e Mateo, që gjithashtu kanë lindur në një spital amerikan e më pas janë sjellë në Madrid, ku jetojnë me nënën birësuese.

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya