Financat e fushatës zgjedhore do të hetohen nga 10 auditorë

Financat e fushatës zgjedhore do të hetohen nga 10 auditorë

Komisioni Parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka aprovuar sot kërkesën që 10 auditorë të hetojnë raportet financiare të fushatës për partitë politike. Kërkesa do t’i dorëzohet Kryesisë së Kuvendit e cila do ta autorizojë administratën e këtij institucioni që të iniciojë procedurat për përzgjedhjen e 10 auditorëve ligjor për auditimin e raporteve financiare të […]

Kërkesa do t’i dorëzohet Kryesisë së Kuvendit e cila do ta autorizojë administratën e këtij institucioni që të iniciojë procedurat për përzgjedhjen e 10 auditorëve ligjor për auditimin e raporteve financiare të fushatës për partitë politike për vitin që shkoi.

Kërkesa e hedhur në votim nga kryetari i Komisionit Driton Selmanaj ka marr aprovimin e anëtarëve të Komisionit, i cili këtë kërkesë ia ka proceduar Kryesisë së Kuvendit. Selmanaj duke arsyetuar këtë kërkoi edhe votën e kolegëve të tij në mënyrë që të dihen financat e secilit subjekt politik.

 

“Inicimin e procedurave që kërkojnë prej Administratës së Kuvendit që të fillojë shpalljen e tenderit apo siç shkojnë procedurat e prokurimit atje. Që më pas të mos mbesim peng i situatave të ndryshme që me mbet pa u auditu financat. A po pajtohemi që ne sot ta aprovojmë kërkesën në mënyrë që Kryesia me autorizua administratën që të ecin me procedurat e prokurimit për përzgjedhjen e audititorit”, tha Selmanaj.

Komisioni për Mbikëqyrje të Financave Publike ka shqyrtuar raportin financiar për vitin 2016 të kompanisë për menaxhimin e Deponive të Kosovës si dhe për kompaninë “Pastërtia” nga Ferizaj.

Këtë raport para deputetëve e ka paraqitur  Vlora Mehmeti nga Auditori i Përgjithshëm sipas së cilës nga auditimi është paraqitur gjendja reale në kompaninë për menaxhimin e Deponive të Kosovës, por tha se ka pasur gabime. Ajo deklaroi se kjo kompani nuk ka arritur te përmbushë rekomandimet e  dhëna nga Auditori i Përgjithshëm.

Mehmeti ka paraqitur edhe raportin financiar të kompanisë së mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj, e cila siç tha ajo ka operuar me humbje.

Këto raporte anëtarët e komisionit kanë vendosur që mos t’i dërgojnë në seancë para se të nxirren disa rekomandime.

Në këtë mbledhje janë diskutuar edhe pika tjera që ndërlidhen me punën e këtij Komisioni.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?