Familjarët e Xhevat Nuhës tregojnë arsyen e plagosjes së vëllait të Rexhep Selimit

Islam Selimi, vëllai i deputetit të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, është plagosur nga të shtënat me armë zjarri, në fshatin Komoran të Drenasit. Ngjarja ka ndodhur të premten mbrëma, kur Selimi i kishte shkuar në shtëpi biznesmenit, Xhevat Nuha, raporton KTV. Pak çaste më vonë, pas një përplasjeje fizike në oborrin e shtëpisë, ky i fundit […]

Ngjarja ka ndodhur të premten mbrëma, kur Selimi i kishte shkuar në shtëpi biznesmenit, Xhevat Nuha, raporton KTV.

Pak çaste më vonë, pas një përplasjeje fizike në oborrin e shtëpisë, ky i fundit ka shtënë me pistoletë në vëllanë e deputetit.

Sipas familjarëve të Xhevat Nuhës, i afërmi i tyre është vetëmbrojtur.

Ata kanë rrëfyer thanë se me të dalë nga vetura, Selimi e ka sharë e fyer Nuhën, e më pas edhe e ka goditur.

Pas aktit të vetëmbrojtjes, sipas tyre, ata i kanë ofruar ndihmën e parë Islam Selimit dhe e kanë telefonuar policinë.

Nga aty, Selimi është dërguar për tretman në QKUK, prej nga Policia e ka përcjellë për intervistim nga prokurori.

Policia e ka cilësuar rastin si tentim vrasje, por nuk kanë dhënë detaje lidhur me motivet e rastit.

Jo zyrtarisht, Kohavisioni ka mësuar se bëhet fjalë për një borxh që Selimi pretendonte se ia kishte Nuha.

Pa shumë detaje, kjo, prapa kamerës, është konfirmuar edhe nga familjarët e këtij të fundit, të cilët, megjithatë, insistojnë se nuk i kishin kurrfarë borxhi viktimës.

Se e tëra ka ndodhur për shkak të një borxhi, e ka konfirmuar edhe kryeprokurori i Prishtinës, Imer Beka.

Pas intervistimit, Xhevat Nuha, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?