Familja Rugova e viziton në Qeveri Ramush Haradinajn

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme pati një vizitë në zyrën e tij. Ai për vizitë u hapi dyert e zyrës së tij në Qeveri, djemtë e Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, Ukën dhe Mendimin, njofton Klan Kosova. ”Një bashkëpunim dhe respekt i ndërsjellë me familjen Rugova, i vendosur në kohëra të […]
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme pati një vizitë në zyrën e tij.
Ai për vizitë u hapi dyert e zyrës së tij në Qeveri, djemtë e Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, Ukën dhe Mendimin, njofton Klan Kosova.
”Një bashkëpunim dhe respekt i ndërsjellë me familjen Rugova, i vendosur në kohëra të vështira për vendin, ka vazhduar deri në ditët e sotme. Familjet emblematike do të mbështeten në mënyrë institucionale dhe në vazhdimësi, sepse në këtë mënyrë nderojmë Republikën e Kosovës”, shkruan Kryeministri Haradinaj në facebook me rastin e kësaj vizite.
Që të dy djemtë e ish-presidentit, ishin të shoqëruar nga bashkëshortet e tyre.













