Erdogani zotohet se do të ndihmojë ndërtimin e autostradës Beograd-Sarajevë

Erdogani zotohet se do të ndihmojë ndërtimin e autostradës Beograd-Sarajevë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka premtuar se do të ndihmojë Bosnjën dhe Serbinë të ndërtojnë një autostradë që lidh Beogradin e Sarajevën, kjo pasi takoi anëtarin e presidencës boshnjake, Bakir Izetbegoviq dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Stamboll. “Është një projekt gjigant, por Turqia është një vend i madh, që bën gjëra të mëdha”, […]

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka premtuar se do të ndihmojë Bosnjën dhe Serbinë të ndërtojnë një autostradë që lidh Beogradin e Sarajevën, kjo pasi takoi anëtarin e presidencës boshnjake, Bakir Izetbegoviq dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Stamboll.

“Është një projekt gjigant, por Turqia është një vend i madh, që bën gjëra të mëdha”, i tha Izetbegoviq stacionit televiziv rajonal N1 pas takimit tre-palësh.

Dy njësitë e Bosnjës, Federata e Bosnje dhe Hercegovinës dhe Republika Srpska, kanë mbetur të bllokuara mbi rrugën e saktë ku do të ndërtohet autostrada.

Sipas mediave turke, në Stamboll u diskutuan gjithashtu investimet turke në rajon, marrëdhëniet tripalëshe dhe një projekt për autostradë midis Novi Pazarit dhe Pribojit, në rajonin jugor bregdetar të Sanxhakut.

Izetbegoviq shtoi se presidenti serb Vuçiq kishte siguruar Erdoganin se Bosnja dhe Serbia “nuk do të kishin probleme përsëri” dhe e quajtën takimin potencialisht “historik”.

Vuçiq tha pas takimit se Bosnja dhe Serbia do të punojnë më shumë për të siguruar “një paqe të përhershme dhe të sigurt”, duke shtuar se Beogradi vazhdon të nderojë Marrëveshjen e paqes së Dejtonit të vitit 1995 që përfundoi luftën 1992-1995 në Bosnje.

“Gjithçka që kërkojmë nga boshnjakët është që t’i bëjnë serbët në Bosnje të ndihen të sigurt dhe ashtu siç nuk e vëmë në dyshim integritetin territorial të Bosnjës, kërkojmë nga ata që të trajtojnë njëjtë edhe Republikën Srpska”, tha Vuçiq, sipas agjencisë së lajmeve Beta, kryesisht njësi serbe.

Megjithatë, kryetari i Republikës Srpska, Milorad Dodik, kritikoi praninë e Izetbegoviqit në takim sepse Izetbegoviq është vetëm një anëtar dhe jo kryetari aktual i presidencës trepalëshe të Bosnjës.

“Për aq sa unë e kuptoj, [prania e tij në takim] nuk ishte vendimi i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, por ndoshta e Izetbegoviqit, ndoshta e Erdoganit”, tha Dodik për shtypin, duke e quajtur vizitën e Izetbegoviqit si një “precedent të rrezikshëm”.

Analistja politike e Sarajevës, Ivana Mariç, tha për BIRN se vizita e Izetbegoviqit në Stamboll, me të vërtetë, ka kaluar procedurën standarde, sepse ai nuk është kryetar i presidencës shtetërore.

Pozita e kreut të presidencës në Bosnjë dhe Hercegovinë është me rrotacion çdo gjashtë muaj midis tre anëtarëve boshnjakë, serbë dhe kroatë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?