Erdogan: Armët ende rrjedhin në Siri nën pretendimin për të luftuar ISIS-in

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se armët janë duke rrjedhur në Siri me pretendimet për të luftuar kundrejt xhihadistëve, megjithëse nuk ka shtet islamik në këtë vend, duke iu referuar mbështetjes së SHBA-së ndaj kurdëve sirianë. Marrëdhëniet ndërshtetërore mes Turqisë dhe SHBA-së kanë rënë dukshëm që prej deklaratës së amerikanëve për ndërtimin […]

Marrëdhëniet ndërshtetërore mes Turqisë dhe SHBA-së kanë rënë dukshëm që prej deklaratës së amerikanëve për ndërtimin e një kufiri me praninë e 30, 000 trupave të përbërë nga milicia kurde, raporton “Hurriyet Daily News”, transmeton Periskopi.

Ankaraja, Njësinë Mbrojtëse të Popullit Kurd (YPG) krahun ushtarak të Partisë së Unionit Demokratik e konsideron si degë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), të cilët kanë luftuar në juglindje të Turqisë që prej vitit 1984. PKK sipas Bashkimit Evropian, Turqisë dhe SHBA-së janë një grup terrorist.

“Edhe pse e gjithë bota e ka parë se shefi i organizatës terroriste në Siri është Kandili [duke iu referuar selisë së PKK], vetëm aleati ynë nuk e pranon këtë. Mos harroni se e vërteta nuk mund të fshihet me mohime,” tha Erdogan gjatë ceremonisë së hapjes të tunelit Kasımpaşa-Hasköy në Stamboll, duke iu referuar hezitimit të SHBA-ve në lidhje me mbështetjen që iu ofron YPG dhe PKK-së.

“Kur Turqia po bën pjesën e vet për t’iu siguruar paqen vëllezërve të saj, sigurisht që kjo dëshiron ta realizojë këtë së bashku me aleatët e saj. Vendi ynë nuk ka një armik specifik. Ne jemi pas sigurimit të ardhmes dhe lirisë sonë,” tha Erdogan./Periskopi/  

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?