Eni Çobani rrëfen sekretin e puthjes së parë, ndan dhe foto e veshur nuse

Eni Çobani rrëfen sekretin e puthjes së parë, ndan dhe foto e veshur nuse

Juristja e njohur Eni Çobani, ka vetëm pak ditë që ka festuar 20-vjetorin e martesës. Statusi që shkroi në Instagram dhe dedikimi i ndjerë për njeriun e zgjedhur të jetës nuk kaloi pa vëmendje më 25 janar – dita kur Eni dhe Aveniri kurorëzuan dashurinë e tyre. Zonja e preferuar e publikut dhe ndërmjetësuesja e […]

Juristja e njohur Eni Çobani, ka vetëm pak ditë që ka festuar 20-vjetorin e martesës.

Statusi që shkroi në Instagram dhe dedikimi i ndjerë për njeriun e zgjedhur të jetës nuk kaloi pa vëmendje më 25 janar – dita kur Eni dhe Aveniri kurorëzuan dashurinë e tyre.

Zonja e preferuar e publikut dhe ndërmjetësuesja e çdo konflikti, sot, nga studio e “Rudina” në Tv Klan, rrëfeu edhe sekretet e një raporti të gjatë dhe të lumtur me Avenirin.


Pyetjeve të njëpasnjëshme të Rudinës për lidhjen e dashurisë, Eni iu përgjigj hapur, madje edhe duke rrëfyer për herë të parë në ekran detaje nga jeta private dhe momentet e para të lidhjes intime.

Siç rrëfeu Eni, ajo dhe Aveniri janë njohur nga një rreth i përbashkët familjar. Juristja kujton mjaft mirë edhe takimin e tyre të parë: “Unë sapo isha emëruar pedagoge, isha 23-24 vjeç. Ishte një përzgjedhje e përbashkët edhe familjare, që rezultoi e suksesshme”, – tregon Eni duke rrëfyer edhe momentin kur ajo dhe Aveniri u takuan për herë të parë në Fakultetin e Drejtësisë, ku ai, me gjasë, kishte ardhur për t’u interesuar për një shkollë të dytë: “Ne njiheshim familjarisht, por nga kjo dëshira për të më njohur nga afër, Aveniri vjen të më takojë në universitet, bën djalin që donte të vazhdonte juridikun. Ky ishte ngacmimi i parë, po nga kjo pastaj, Aveniri bëri edhe Drejtësinë. Nisi nga dashuria, por e vazhdoi edhe universitetin e dytë”


Kaq u desh që lidhja të niste të merrte formë. Pas shumë pak kohësh, erdhi fejesa dhe disa vite më vonë edhe martesa. Lidhja, tregon juristja, kaloi nëpër etapat e saj, ndryshe nga sot, megjithatë, momentin e puthjes së parë, natyrisht nuk mund ta harrojë. As Rudina, si pyetjen e çdo të ftuari që rrëfen histori dashurie…

“Po, natyrisht që jemi puthur”, – thotë Eni me të qeshur duke kujtuar edhe atë si një moment magjik të dashurisë, e cila ishte konsoliduar: “Në ato vite ishte mali i Dajtit destinacioni i dashurisë së të rinjve. Ne kemi një pemë tonën në Dajt, atje edhe jemi puthur. Është edhe sot e kësaj dite dhe personifikon dashurinë tonë. Sa herë që shkojmë edhe me djalin, e kujtojmë me nostalgji si një prej momenteve tona të bukura.”

Shumë shpejt erdhi edhe fejesa, në një ditë gjithashtu të shënuar: “Ishte 26 janari ‘96, jashtë ishte ndezur zjarr Tirana nga protestat, por zjarr kishim edhe ne në shtëpi me fejesën tonë. Kemi festuar shumë, ishte një fejesë e madhe, si dasmë, e kemi shijuar shumë…”
Dhe martesa, disa vite më vonë, sërish në janar… 1998. Viti i dy gëzimeve të mëdha. Martesa dhe lindja e Aldit, djalit të vetëm të juristes Çobani./Class/

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/roze/eni-cobani-rrefen-sekretin-e-puthjes-se-pare-ndan-dhe-foto-e-veshur-nuse-493416/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya