“Elkos”-i i Ramiz Kelmendit akuzohet se vodhi rrymë

“Elkos”-i i Ramiz Kelmendit akuzohet se vodhi rrymë

Deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi, njëherësh pronar i kompanisë “Elkos”, po akuzohet nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, se gjatë  vitit 2011, ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”. Konktretisht, ai akuzohet për vjedhje të energjisë elektrike, ku si pronar i kompanisë “Elkos”, sipas prokurorisë, ka dëmtuar Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), në shumën prej 22.801.19 […]

Deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi, njëherësh pronar i kompanisë “Elkos”, po akuzohet nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, se gjatë  vitit 2011, ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Konktretisht, ai akuzohet për vjedhje të energjisë elektrike, ku si pronar i kompanisë “Elkos”, sipas prokurorisë, ka dëmtuar Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), në shumën prej 22.801.19 euro.

Siç raporton Betimi për Drejtësi, Prokuroria pretendon se pasi punëtorët e KEK-ut, kanë shkuar në kompaninë e tij, kanë vërejtur se Kelmendi ka shfrytëzuar në mënyrë të paautorizuar energjinë elektrike, duke mos regjistruar dy të tretat e energjisë.

Lidhur me këtë akuzë, ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, të hënën, është paraqitur në bankën e të akuzuarve në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Ndryshe, në seancën fillestare të mbajtur më 21 dhjetor 2017, i akuzuari Ramiz Kelmendi ishte deklaruar i pafajshëm.

Sipas aktakuzës së 12 dhjetorit 2012, të cilën e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, Kelmendi akuzohet për veprën penale “vjedhje e rëndë”, për shkak të dyshimit se prej datës së pavërtetuar e deri më 30 qershor 2011, kompania “Elkos”, në Fushë Kosovë, pronë e Kelmendit ka bërë keqpërdorim të energjinë elektrike.

Prokuroria pretendon se kur punëtorët e KEK-ut kanë shkuar për të bërë kontrolle në atë kompani kanë hasur se i pandehuri me qëllim të vjedhjes ka shfrytëzuar në mënyrë të paautorizuar energjinë elektrike, pasi aty janë gjetur dy transformator të rrymës që kanë qenë jashtë matjes, ndërsa një përçues ishte shkëputur nga lidhja.

Në bazë të aktakuzës, me këto veprime, dy të tretat e energjisë elektrike nuk ishte regjistruar, me ç’rast KEK-ut i është shkaktuar dëm në vlerë prej 22.801.19 euro.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?