Ekonomia ruse nën qeverisjen e Putinit është rritur 600% përgjatë 17 viteve

Vladimir Putin zgjedhjet e para presidenciale i kishte fituar në vitin 2000. Prej asaj kohe, ekonomia ruse është transformuar totalisht në aspektin e ngritjes së cilësisë së jetës. Para qeverisjes Putin, Rusia kishte një GDP 9, 889 për frymë nga Fuqia Blerëse e Barabartë (PPP). Aktualisht, shifrat janë trefishuar në 27, 900 dollarë. Rusia e […]
Para qeverisjes Putin, Rusia kishte një GDP 9, 889 për frymë nga Fuqia Blerëse e Barabartë (PPP). Aktualisht, shifrat janë trefishuar në 27, 900 dollarë. Rusia e ka GDP-në më të lartë për frymë e ndjekur nga vendet e tjera, si Kina me 16, 624 dollarë.
PPP merr parasysh koston relative të jetesës dhe normat e inflacionit të vendeve në mënyrë që të krahasojnë standardet e jetesës në vende të ndryshme.
Mesatarja e pagesave nominale mujore janë rritur 11fish nga 61 dollarë në 652 dollarë. Papunësia është zvogëluar nga 13 përqind në 5.2 përqind. Ndërsa, penzionet janë rritur për 1, 000 përqind nga 20 dollarë në 221 dollarë.
Rusia është vendi i gjashtë në botë për nga fuqia ekonomike me një GDP 4 trilionëshe. PwC ka parashikuar për vitin 2015, se vendi rus do të jetë ekonomia më e madhe në Evropë duke e lënë pas Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe.
Nëse kthehmi në vitin 1999, ajo kishte një GDP prej 620 miliard dollarë. Përgjatë 18 viteve ekonomia është rritur në 600 përqind.
Normat e inflacionit janë ulur nga 36, 5 përqind në 2, 5 përqind nga fundi i vitit 2017./Periskopi/












