Edhe sot gjendje alarmante e ajrit në Prishtinë

Prishtina po vazhdon të mbetet në kulmin e ndotjes edhe sot, me një ajër i cili konsiderohet shumë i pashëndetshëm. Nga matja e fundit e bërë nga Qendra për matjen e cilësisë së ajrit e vendosur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm, vlera e ndotjes shënon 191 dhe […]
Prishtina po vazhdon të mbetet në kulmin e ndotjes edhe sot, me një ajër i cili konsiderohet shumë i pashëndetshëm.
Nga matja e fundit e bërë nga Qendra për matjen e cilësisë së ajrit e vendosur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm, vlera e ndotjes shënon 191 dhe konsiderohet si shumë e pashëndetshme.
Duke krahasuar me ditët më parë, një shumë e tillë qëndron pak më mirë, mirëpo, duke reflektuar një gjendje alarmante.
Nesër qytetarët e Prishtinës do të dalin për të protestuar duke kërkuar përmirësim të situatës sa më shpejtë.













