​Sqaron ministri Pacolli: Vazhdimi i mandatit të përfaqësuesve diplomatik, në përputhje me ligjin

​Sqaron ministri Pacolli: Vazhdimi i mandatit të përfaqësuesve diplomatik, në përputhje me ligjin

Zëvendëskryeministri dhe shefi i diplomacisë së Kosovës, Behgjet Pacolli ka sqaruar se nxjerrjen e disa vendimeve, përmes të cilave u është vazhduar mandati përfaqësuesve diplomatik, është bërë në përputhje të plotë me Ligjin për Shërbimin e Jashtëm.   Sqarimi i dërguar nga zyra e Pacollit: Duke u bazuar në raportimet e mediave, për nxjerrjen e […]

 

Sqarimi i dërguar nga zyra e Pacollit:

Duke u bazuar në raportimet e mediave, për nxjerrjen e disa vendimeve nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli përmes të cilave i është vazhduar mandati përfaqësuesve diplomatik, ju informojmë që kjo është bërë në përputhje të plotë me Ligjin për Shërbimin e Jashtëm, respektivisht nenin 22 si dhe konform rekomandimeve të pranuara nga Zyra Kombëtare e Auditimit.

Të gjithë diplomatëve në fjalë, i ka kaluar mandati katër (4) vjeçar, duke llogaritur datën e emërimit të tyre në shërbim diplomatik, ashtu siç parashihet në nenin 22 të Ligjit për Shërbimin e Jashtëm dhe nenin 10 të Rregullores për Shërbimin e Jashtëm (2009). Andaj, me qëllim që diplomatët në fjalë të vazhdojnë punën e tyre, janë nxjerrë vendimet për vazhdim të mandatit të tyre.

Po ashtu, dëshirojmë t’ju sqarojmë, që kthimi në Republikën e Kosovës, të përfaqësuesve diplomatik, nuk lidhet me këto vendime dhe se tërheqja (kthimi) i përfaqësuesve diplomatik, bëhet sipas një procedure tjetër ligjore, bazuar në nenin 23.2 të Ligjit për Shërbimin e Jashtëm dhe procedurat e përcaktuara me Rregulloren për Shërbimin e Jashtëm (2009).

Vazhdimi i mandatit të diplomatëve, nga ana e Zëvendëskryeministrit të Parë dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, Z. Behgjet Pacolli, është bërë me qëllim të adresimit të të gjeturave të Zyrës Kombëtare e Auditimit dhe me qëllim të vendosjes së parimit të ligjshmërisë, për shkak që diplomatët në fjalë deri sot kanë shërbyer në misione pa mandat ligjor.

Raportimet tjera të mediave, janë të pa vërteta sepse vazhdimi i mandatit të diplomatëve deri në një kohë të caktuar, nuk nënkupton dhe as nuk e paragjykon kthimin e tyre në Republikën e Kosovës, pasi që, siç u tha, kjo bëhet sipas një procedure tjetër, të përcaktuar me Ligj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?