​Rrustem Mustafa: Liria nuk fitohet pa luftë

​Rrustem Mustafa: Liria nuk fitohet pa luftë

Lufta kundër okupatorit serb ishte detyrë e rëndë dhe gati e pamundur. Kur armiku i mbylli të gjitha rrugët, atëherë burra e gra, të rinj e të vjetër, u hodhën në mbrojtje të atdheut, në thirrje e nismëtarëve të lirisë me komandant Zahir Pajaziti. Kështu u tha në Akademinë Përkujtimore në 21-vjetorin e rënies së […]

Kështu u tha në Akademinë Përkujtimore në 21-vjetorin e rënies së heronjve, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu, mbajtur nën përkujdesjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve të vendit, veteranë të luftës së UÇK-së, familjarë të dëshmorëve.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se rënia heroike e dëshmorëve Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu është një shembull se si bëhet lufta për liri.

Ai tha se rënia e heronjve Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu ishte goditje e madhe për UÇK-në, por nxiti një rikthim edhe të më shumë luftëtarëve në betejat për lirinë e Kosovës.

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, tha se heronjtë e kombit luftuan kundër agresorit serb me bindjen se fitorja do të jetë e sigurt.

Një fjalë rasti ka mbajtur dhe ish-luftëtarja e UÇK-së, Fitnese Ramosaj, e cila tha se heronjtë e kombit Zahiri, Hakifi, Edmondi dhe të gjithë bashkëluftëtarët e tyre nga Llapi, Drenica, Dukagjini dhe viset tjera shqiptare në fillimet e para të UÇK-së, ndonëse të numër të kufizuar, kanë vepruar në rrethana tepër të vështira.

Ndërsa në emër të familjeve të heronjve ka folur Bajram Pajaziti.

Dëshmorët Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, kanë rënë heroikisht më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë, në një pritë të organizuar nga policia dhe njësitë tjera të armikut serb.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?