​Kuvendi miraton Strategjinë e Energjisë 2017-2026

​Kuvendi miraton Strategjinë e Energjisë 2017-2026

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Strategjinë e Energjisë të Republikës së Kosovës 2017-2026. Kjo strategji mori 41 vota për, 18 kundër dhe 9 abstenime. Megjithatë, gjatë diskutimit, pati kritika rreth kësaj strategjie duke e thënë se ka mangësi dhe planifikim jo i mirë. Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka prezantuar strategjinë e energjisë për […]

Kjo strategji mori 41 vota për, 18 kundër dhe 9 abstenime.

Megjithatë, gjatë diskutimit, pati kritika rreth kësaj strategjie duke e thënë se ka mangësi dhe planifikim jo i mirë.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka prezantuar strategjinë e energjisë për periudhën 2017-2026, e cila sipas tij, synon krijimin e një sektori të zhvilluar të energjisë të padëmshëm për shëndetin.

Ai tha se për arritjen e këtij synimi janë bazuar në pesë objektiva strategjike.

“Nën 1, sigurimi i furnizimit të qëndrueshëm dhe cilësore me energji elektrike dhe me kapacitete të nevojshme për një sistem stabil të energjisë elektrike. Nën 2, integrimi rajonal në tregun e energjisë. Nën 3 rritja e kapaciteteve ekzistuese të sistemeve termike dhe ndërtimi i kapaciteteve të reja. Nën 4, zhvillimi i infrastrukturës së gazit natyror. Dhe nën 5, plotësimi i caqeve dhe obligimeve në efiçiencë të energjisë, burime të ripërtëritshme të energjisë dhe mbrojtje të mjedisit”, tha Lluka. Ministri Lluka tha se qeveria do të vazhdoj të përkrah ndërtimin e projektit energjetik të Kosovës së Re. Mirëpo, deputetja e LDK-së Hykemete Bajrami, tha se kjo strategji ka mangësi të mëdha dhe i mungon orientimi strategjik. Bajrami: Strategjia ka mangësi (Video) “Një element tjetër që këtë strategji nuk e bënë të saktë është fakti se strategjia është hartuar para se të nënshkruhet kontrata për Kosovën e Re, që nënkupton se shumë elemente të këtij projekti nuk janë të reflektuara në strategjinë 2017-2026. Lidhur me projektin e Kosovës së re, strategjia shihet se nuk ka asnjë element të analizës paraprake për çmimin e përballueshëm të energjisë nga bizneset dhe qytetarët. Kjo mandej na rezulton se kontrata për Kosovën e Re nuk e ka marrë fare parasysh koston sociale të prodhimit të energjisë”, tha Bajrami.

Ndërsa, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka adresuar kritika sidomos rreth ndërtimit të termocentralit Kosova e Re.

“Me kontratën e fundit midis Qeverisë dhe Fondit Investiv “Contour Global” neve do të na shtrenjtohet energjia, pra do të na rriten faturat në përqindje shumë të lartë sesa edhe ajo shkalla edhe e kthimit në kapital të garantuar për Contour Global-in prej 18.5 për qind nëpërmjet kësaj kontrate qeveria ka marr vendim edhe për qeveritë e ardhshme edhe për brezat e ardhshëm dhe tash na vjen kjo strategji në Kuvendin e Republikës pasi që vendimi kryesor është marr, nuk mund të merret vendimi për një strategji nëse tashmë është marr vendimi brenda një strategjie, pra kjo i bie sikurse ta nxjerrësh qerrën para kuajve, dhe nuk ka kurfar kuptimi që sot të diskutohet këtu për strategjinë e energjisë në Republikën e Kosovës deri në vitin 2026 kur nuk kemi pasur kurfar diskutimi”, tha ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?