E pohon vajza e shqiptarit të vrarë: Po, e vranë për gjakmarrje

E pohon vajza e shqiptarit të vrarë: Po, e vranë për gjakmarrje

Në procesin që po zhvillohet në Gjykatën e Landit në Verden lidhur me vrasjen nga hakmarrja që ka ndodhur në janarin e vitit të kaluar në Viselhövede, një dëshmitare 19 vjeçae ka konfirmuar atë që supozohej: se vrasja ka ndodhur nga gjakmarrja, shkruan nord24.de. E gjithë tragjedia ka filluar më 30 dhjetor 2011 në Shqipëri. […]

E gjithë tragjedia ka filluar më 30 dhjetor 2011 në Shqipëri. Babai tashmë i vrarë i dëshmitares, si punonjës i sigurisë në një diskotekë i kishte nxjerrë dy të rinj nga lokali. Kur këta pas pak paraqiten sërish, në parkingun para diskotekës fillon sherri në mes tyre dhe rojës, me ç`rast ky i fundit qëllon njërin prej tyre për vdekje, transmeton albinfo.ch. Policia po atë natë e ka bastisur shtëpinë e familjes ndërsa nënën e vajzës e ka këshilluar që të kishte kujdes për familjen e saj…

Qysh me rastin e varrimit të të riut të vrarë, njëri nga vëllezërit e tij ishte betuar se do të nxirrte hakun. Ky vëlla dhe personi i vrarë janë kushëri të të akuzuarit për vrasjen e kryer nga hakmarrja, në procesin e Verdenit.

Ndërsa vajza që po dëshmon, tregon se së bashku me vëllezër e motra dhe me kushërinj, ishin strehuar te gjyshërit në fshat, përcjell albinfo.ch. Ndërkaq e ëma kishte mbetur të banonte në Tiranë ku, në gushtin e vitit 2012 kishte vdekur në mënyrë misterioze.

Familja e vajzës kishte provuar disa herë të merrej vesh me familjen tjetër. “Janë dërguar pleqtë e fshatit si ndërmjetësues për të realizuar pajtimin dhe paqen mes familjeve. Por ata janë kthyer mbrapsht nga familja e të riut të vrarë”.

Në një gjendje të tillë, familja e saj është arratisur në Gjermani, ku nga fundi i vitit 2016 i është bashkuar edhe babai, pasi ka mbaruar vuajtjen e dënimit. Edhe pas kësaj kishin nisur përpjekjet për të arritur pajtimin, pasi familja e saj dëshironte të jetonte në paqe, thotë dëshmitarja. Por, më 9 janar 2017, babai i saj qe qëlluar për vdekje, në mes të qytetit Viselhövede, fare pranë një shkolle fillore.

Procesi vazhdon më 25 janar.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?