E mbyti shoqen e ngushtë, një detaj në fotografinë e Facebook e zbuloi krimin

Një vajzë 21 vjeçe nga Kanadaja është dënuar me 7 vjet burgim, pasi e kishte vrarë shoqen e saj më të mirë pas një nate plot alkool. Cheyenne Rose Antoine kishte dal mbrëmjen kritike të vitit 2015 së bashku me shoqen e saj Brittney Gargol, por kjo ishte gjetur pa shenja jeta përskaj një rruge. […]
Një vajzë 21 vjeçe nga Kanadaja është dënuar me 7 vjet burgim, pasi e kishte vrarë shoqen e saj më të mirë pas një nate plot alkool.
Cheyenne Rose Antoine kishte dal mbrëmjen kritike të vitit 2015 së bashku me shoqen e saj Brittney Gargol, por kjo ishte gjetur pa shenja jeta përskaj një rruge.
Policia e kishte gjetur shpejt autorin, falë një fotografie të publikuar në profilin e viktimës, vetëm disa orë para se të ndodhte vrasja.
Në atë fotografi shihej Antonie që e bartë një rrip, i cili u gjend pranë viktimës në vendin e krimit.
Antonie e pranoi se fajësinë, por në gjykatë tha se nuk i kujtohej se si kishte ndodhur, pasi të dyja ishin të dehura.
Në fakt fillimisht ajo kishte thënë se kishte shkuar te xhaxhai pasi ishte ndarë nga shoqja, por hetimet e mëtejme zbuluan çfarë kishte ndodhur.
“Nuk do t’ia falë kurrë vetes. Asgjë që do e them tani nuk do e kthejë atë në jetë. Më vjen shumë, shumë keq … nuk duhej është dashur të ndodhte”, ka thënë Antonie.
Me gjithë kërkesat e shumta nga miqtë e saj që fotoja të hiqet nga profili i saj, Facebook nuk e ka hequr selfien nga profili, me arsyetimin se nuk i shkel rregullat e rrjetit social.













