E lëshon banesën me qira, shokohet nga ajo që gjen brenda pas 12 vjetësh (Foto)

E lëshon banesën me qira, shokohet nga ajo që gjen brenda pas 12 vjetësh (Foto)

Një pronar i një banese në Britani të Madhe, të cilën e kishte dhënë me qira, është shokuar kur ka hyrë në banesën e tij pas 12 vitesh dhe e ka gjetur të vërshuar nga mbetjet e kanaqeve, ushqimit dhe pakot e cigareve. Graham Holland nga Maidstone, Kent, ka publikuar fotografitë që shfaqin gjendjen tmerruese […]

Një pronar i një banese në Britani të Madhe, të cilën e kishte dhënë me qira, është shokuar kur ka hyrë në banesën e tij pas 12 vitesh dhe e ka gjetur të vërshuar nga mbetjet e kanaqeve, ushqimit dhe pakot e cigareve.

Graham Holland nga Maidstone, Kent, ka publikuar fotografitë që shfaqin gjendjen tmerruese në të cilën kishte jetuar qiramarrësi i tij, shkruan Periskopi.

Daily Mail shkruan se janë dashur 4 ditë të tëra për ta pastruar banesën vetëm nga kanaqet e mbeturina tjera – dhe për këtë Graham është angazhuar së bashku me bashkëshorten e tij Nicole Holland.

Rreth 11 mijë euro  ka kushtuar vetëm renovimi i njërës prej dhomave të fjetjes.

“Ka qenë një shok për mua si dhe e pabesueshme që dikush mund të jetojë në këso rrëmuje. Sinqerisht, mendova se u gjenda në një film horror”, ka thënë Graham Holland për mediat britanike.

Holland ka thënë se banesën e kishte blerë para 30 vitesh bashkë me bashkëshorten e tij.

Sipas tij, kur e kishin lëshuar me qira në fillim, të gjithë ishin përkujdesur për ambientin brenda.

Por, në dekadën e fundit ka qenë e pamundur që ai të hyjë në pronën e tij nga qiramarrësi Michael Grant, shkruan Periskopi.

“Ai ka qenë i dashur dhe i shoqërueshëm kur ka marrë banesën në fillim. Por zoti Michael u bë i papërshtatshëm me kalimin e kohës dhe refuzonte që të lejonte brenda edhe agjentin ndërmjetësues”, ka thënë Holland.

“Dhe dikur u bë i ashpër në qëndrimin e tij, dhe ne s’kishim ç’të bënim sepse gjithmonë e paguante qiranë me kohë.” /Periskopi/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?