E konfirmon Pacolli: Rita Ora vjen në Kosovë me rastin e dhjetë vjetorit të pavarësisë

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behxhet Pacolli, ka konfirmuar se këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, do të vjen në Kosovë me rastin e dhjetë vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës. Këtë konfirmim Pacolli e ka bërë në profilin e tij zyrtar, shkruan Periskopi. “Familja Ora (Sahatçiu) meriton një respekt të […]
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behxhet Pacolli, ka konfirmuar se këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, do të vjen në Kosovë me rastin e dhjetë vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Këtë konfirmim Pacolli e ka bërë në profilin e tij zyrtar, shkruan Periskopi.
“Familja Ora (Sahatçiu) meriton një respekt të madh për çdo gjë që kanë bërë për promovimin e Kosovës. Duke edukuar vajzën e tyre në një atdhetare të vërtet. Kam kënaqësinë të konfirmoj ardhjen e yllit tonë botëror Rita Ora me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë. Ajo nuk ka pranuar të paguhet për këtë ngjarje dhe kjo do të thotë shumë për personalitetin e saj” ka shkaruar Pacolli./Periskopi/












