Dy deputetet e VV-së kërkuan të vendosen bashkë në qelinë e burgut në Lipjan, por nuk i lejuan

Dy deputetet e VV-së kërkuan të vendosen bashkë në qelinë e burgut në Lipjan, por nuk i lejuan

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj Bujupi ka folur për shoqërinë e saj me kolegen, Albulena Haxhiu. Kadaj ka thënë në një emision të Tribunna Channel se është me fat që ka një mike si Albulena, me të cilën edhe ishte në qendrën e paraburgimit në Lipjan. “Është mikja ime më e mirë, njihemi […]

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj Bujupi ka folur për shoqërinë e saj me kolegen, Albulena Haxhiu.

Kadaj ka thënë në një emision të Tribunna Channel se është me fat që ka një mike si Albulena, me të cilën edhe ishte në qendrën e paraburgimit në Lipjan.

“Është mikja ime më e mirë, njihemi prej 2010 por angazhimi ynë, veprimet tona si opozitë na kanë afruar edhe më shumë dhe do të vazhdojmë rrugëtimin tonë jo vetëm si aktiviste politike e kolege deputete por edhe si mike. Kemi njoftuar familjet jemi taku, ajo me fëmijët e mi unë me të saj dhe nuk kalon ditë pa komuniku të paktën me një ‘Cka bone’ në Viber”, ka thënë Kadaj.

Ajo ka lavdëruar Haxhiun për kurajën që tregoi derisa ishte në burg, duke lënë jashtë e vegjël.

“Ajo përvec politikane shumë e mirë është nënë e jashtëzakonshme që kujdeset për Malin e Tomorin. Por më shumë jep për vetvetes për Kosovën, këtë e ka trashëguar nga gjyshi i saj, dhe jam me fat që e kam taku dhe kam bashkëudhëtuar me të.  Kemi kaluar shumë gjëra bashkë, edhe periudhën e arrestimeve, ku nuk na kanë lënë të jemi në një qeli bashkë, ajo kishte djalin e vogël ende në gji sa ishte në burg, por e përballoi me fuqi e guxim”, ka theksuar Kadaj.

Kurse Haxhiu ka thënë se para se të bëheshin mike kishte krejt përshtypje tjetër për Donikën, e cila i dukej e rezervuar dhe e vështirë për komunikim.

“Para kësaj kohe kisha përshtypje tjetër për Donikën, më dukej person më i rezervuar dhe pak më vështirë me komuniku me të,  përshtypja ime ka qenë e gabuar pasi ajo është shumë e shoqërushme, e hareshme dhe këmbëngulëse në atë që do me qu përpara. Donika ka qenë në paraburgim në Lipjan dhe pastaj policia më arrestoi edhe mu, unë në atë kohë kërkoja të më vendosin me një dhomë me Donikën sepse komunikonim se çka po ndodh jashtë por s’na lanë. Na vendosën në dhomat përballë njëra tjetrës dhe mund ta shihnim njëra tjetrën vetëm përmes një vrime të vogël nga e cila bisedonim gjatë tërë natës. Kur Donika u lirua dhe unë mbeta brenda akoma ishte shumë ftohtë e unë s’kisha asgjë me veti, ajo mi la të gjitha rrobat e librat. Jam me fat që je mikja ime, uroj të jesh kështu gjithmonë”, ka thënë Haxhiu.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?