Detaje nga arrestimi i gjakovarit në Shqipëri, pasi ishte dalluar nga të folurit

Detaje nga arrestimi i gjakovarit në Shqipëri, pasi ishte dalluar nga të folurit

A.Th., 31-vjeç nga Gjakova, është arrestuar nga Policia Kufitare e Shqipërisë në Aeroportin e Rinasit, pasi i njëjti posedonte dokumente të falsifikuara dhe pas verifikimit i njëjti rezulton që është i kërkuar nga autoritetet kosovare për dënimin në mungesë prej 4 vjet e gjashtë muaj burg për vjedhje me dhunë. “Shërbimet e Policisë Kufitare  si […]

“Shërbimet e Policisë Kufitare  si dhe Specialistët për Hetimin e Krimit  në Komisariatin e Policisë- Rinas, kanë  bërë ndalimin e shtetasit kosovar të shpallur në kërkim nga Policia Kosovare, konkretisht: A.Th., 31 vjeç, lindur dhe  banues në Gjakovë. Shtetasi i lartpërmendur  ishte  kthyer në kategorinë deportiv nga autoritetet policore Zvicerane me motivin se kishte kaluar afatin e qëndrimit”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Indeksonline.

Ky shtetas dispononte si dokument identifikimi një pasaportë biometrike Shqiptare në emër të një shtetasi tjetër nga Shqipëria  por me fotografinë e tij, pasaportë që e kishte bërë në Shqipëri në vitin 2011, kundrejt shumës prej 2000 euro.

“Gjatë procedurave të intervistimit nuk ishte bindës në lidhje me gjeneralitetet e pasaportës dhe pas verifikimeve të hollësishme rezultoi se ky shtetas ishte nga Kosova dhe jo nga Shqipëria. Pas verifikimit të gjeneraliteteve të sakta, rezultoi se ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, pasi Gjykata e Gjakovës e kishte dënuar në mungesë me 4 vite e 6 muaj burg për veprën penale “Vjedhje me dhunë””, ka njoftuar policia.

Policia e Shqipërisë tani e ngarkon kosovarin edhe për veprën penale “falsifikim i vulave, stampave dhe i formularëve”, parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal.

Shtetasi A.Th.,  u transferua në Pikën e Kalimit Kufitar në Morinë tek autoritetet kosovare për veprime të mëtejshme.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?